×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sharr Travel” urë lidhëse mes shqiptarëve në gjithë botën

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj njihet si urë lidhëse mes shqiptarëve.

    Përpos destinacioneve turistike në Shqipëri, në emisionin “Mes Nesh”ai ka përmendur edhe disa destinacione turistike tjera, të cilat i bënë bashkë gjithë shqiptarët përmes kompanisë “Sharr Travel”.

    “Nuk duhet të harrojmë edhe pjesën e Pogradecit dhe Korqës. Nga viti 2002 deri në vitin 2025 kemi zbuluar shumë destinacione turistike, kemi lidhur shumë shqiptar nga anë e mbanë bota dhe jo vetëm nga Kosova. Këtu ka rol të vecantë edhe diaspora jonë, që ne përmes ofertave dhe paketave tona në aspektin turistik kemi arritur që ti mbajmë afër vendlindjes”, ka thënë Kurtishaj.

    Tutje, për turizmin shqiptar, Kurtishaj thotë se duhet të punojmë edhe më shumë për të tërhequr turizmin elitar.

    “Ka shumë punë për të bërë akoma. Pa një zhvillim ekonomik të qëndrushëm të Shqipërisë, nuk do të ketë as një Kosovë të fortë e as një Maqedoni të Veriut të fortë sepse ne e dimë që Shqipërinë e kemi si ëmë, që përkujdeset për të gjithë. Prandaj ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqata këtu për të vazhduar me slloganin tonë “Pusho shqip”, ka thënë ai.

    Kuritshaj gjatë kësaj interviste ka thënë se në Shqipëri ndihet sikur të jetë në shtëpi e tij./Front Online/

    Emisioni i plotë:

    “Bëja 13 orë të vija në Durrës”, Kurtishaj: “Pusho shqip” ka bashkuar shqiptarët

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në emisionin “Mes Nesh”, ka potencuar se për vitin 2025 kanë shpresën që qytetarët e...
    Lajme21 Mars 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku më vonë gjatë pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme21 Mars 2025
    Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 muaj pa ndonjë takim të nivelit të lartë. Me...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar  “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës”, i cili është firmosur në muajin mars...
    Lajme21 Mars 2025
    Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në programin televiziv "Mes Nesh", ka folur...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës. Hulumtimet e reja sugjerojnë...
    Lajme21 Mars 2025
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi te varri i babait të tij, Haxhi Thaçit. Përmes...
    Sport21 Mars 2025
    Selektori i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kundër Anglisë. Kjo ndeshje nis në orën 20:45 dhe...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Shtatë pacientë nga Maqedonia e Veriut që po trajtohen në Spanjë janë në gjendje stabile. Kështu ka deklaruar Ambasada e Spanjës në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.