×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Vitamina D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në shtatzëninë e hershme mund të jetë thelbësore për shëndetin e foshnjës.

    Hulumtimet e reja sugjerojnë se marrja e mjaftueshme e vitaminës D, e njohur si “vitamina e diellit”, gjatë shtatzënisë së hershme mund të jetë e rëndësishme për shëndetin e foshnjës.

    Studiuesit në Penn State zbuluan se foshnjat e lindura nga gratë me mungesë të kësaj vitamine kishin më shumë gjasa të lindnin para kohe.

    Gjithashtu, këto foshnja kishin më shumë gjasa të ishin më të vogla në krahasim me foshnjat e lindura nga gratë që kishin marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës D në tremujorin e parë të shtatzënisë.

    “Kjo studim ofron prova se ushqyerja gjatë shtatzënisë së hershme – madje edhe para konceptimit – është jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha autorja kryesore e studimit, Celeste Beck, studente doktorature në Penn State.

    “Nuk mund të supozojmë thjesht se të gjithë kanë mungesë, por ushqyerja e duhur duhet të jetë në vëmendjen e çdo gruaje që planifikon të mbetet shtatzënë,” shtoi autorja bashkëpunuese Alison Gernand, profesoreshë e asociuar e shkencave ushqimore në Penn State.

    Studimi i publikuar në muajin shkurt në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, tregon se vitamina D është thelbësore për shëndetin dhe trupi e prodhon natyrshëm përmes ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit. Megjithatë, shumë njerëz nuk marrin sasi të mjaftueshme të vitaminës D në jetën e përditshme.

    Studimet e mëparshme kanë treguar se “më shumë se 25% e grave shtatzëna ose në periudhën e laktacionit kanë nivele më të ulëta se sa rekomandohet të vitaminës D,” vuri në dukje Gernand. /Sinjali/

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Prill 2025
    Vitamina D njihet ndryshe edhe si “vitamina e diellit”, dhe me arsye të fortë. Ajo prodhohet në lëkurë përmes ekspozimit në rrezet...
    Lifestyle25 Prill 2025
    Romanca u buzëqesh këtyre dy shenjave, ndërsa Afërdita afrohet me Saturnin Përgatituni për një histori dashurie të shkruar në yje! Më 24...
    Lifestyle24 Prill 2025
    Ndërsa dimri largohet dhe pranvera vjen me ditë më të gjata dhe më shumë dritë dielli, shumë njerëz përballen me një fenomen...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Ngjarjet e datës 29 prill: Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla plenare, ora 10:00) Mbahet sesioni informues mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale,...
    Lajme29 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në ora 10:00 për të vazhduar përpjekjet për zgjedhjen e kryetarit të ri të...
    Lajme29 Prill 2025
    Me kthjellime e diell parashihet dita e martë. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-10m/s. Mëngjesi do të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatitet intensivisht. Këtë...
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.