Dikush më ngadalë. E dikush më shpejt.
Megjithatë të gjithë po e duan zhytjen në det.
Relaksin në fundjavën e parafundit të majit, kosovarëve, ua mundësoi “Sharr Travel”.
Krahas plazhit, vizitorët, frekuentuan edhe vende të tjera.
Beratin apo i njohur ndryshe si qyteti i dritareve dhe kalanë që ndodhet aty.
Manastirin e Zvërnecit që ofron pamje fantastike për qytetarët. E një ashtu edhe Kalanë e Kaninës.
Në krejt këto destinacione udhëtimi u bë me autobusë.
Me mjet transporti u realizua edhe rrugëtimi për tek të dy pikat tjera turistike, Sazan dhe Karaburun, veçse ujor.
Për gati 4 orë sa zgjatë qëndrimi në anije e eksplorimi i këtyre vendeve, muzika e qejfi s`u ndalen kurrë.
Krejt ky miks i shërbimeve u përfshi në ofertën e “Sharr Travel” – 2 netë e 3 ditë.
Mirëpo, kompania lidere për turizëm ka në plan ta zgjerojë atë.
Oferta nga 2 do të shkojë në 5 ditë. E në çmim do të ketë një zbritje marramendëse.
Paralajmërimin e dha Ruzhdi Kurtishaj, pronar i “SHARR TRAVEL”
“Realisht kjo ofertë përfshin një zbritje deri në 50 %, 5 netë qëndrim, nga e diela në të premten që realisht është jashtëzakonisht e lirë, e cila ka qëllim të vetëm të afrojë Vlorën më tepër me Kosovën, por sigurisht që qytetari i Kosovës të ndihet në Vlorë si në Kosovë. Këto ofertat do të kenë një kuptim të dyfishtë edhe në pjesën e Guidave edhe në pjesën e Kalasë së Kaninës dhe Manastirit të Zvërnecit”, deklaroi ai.
Kështu do të jetë gjatë gjithë qershorit.
E kjo vjen si rezultat i ujdisë që kanë arritur mes vete “Sharr Travel” dhe rrjeti i hoteleve “Regina” në Vlorë.
Bashkëpunimit, disa fjalë ia kushtoi Vasil Bedinaj, udhëheqës i “Regina Group”.
“Kemi arritur marrëveshjen e ofertave për muajin qershor. I ftoj të gjithë qyetarët e Kosovës që i kanë qëndruar besnikë kompanisë “Sharr Travel” dhe “Regina Hotel” të zgjedhin ofertat më të mira dhe më të lira në hotelet e kompanisë tonë. Ju sigurojmë që shërbimi do të jetë cilësor, siç ka qenë ndër vite. Madje dhe më i mirë. Le të shjijonë ditët e bukura të muajit qershor, me ofertat që do ju paraqes kompania “Sharr Travel”, theksoi ai.
Një nga këto hotele është “Regina Blu”.
Ai është unik për nga stili i ndërtimit, dhomat e të cilit ofrojnë të gjitha kushtet që i duhen një vizitori të ndihet rehat.
Dhe jo vetëm.
Resorti gjigant që ndodhet në Radhimë ka një restorant të bukur me pamje fenomenale kah deti.
E po ashtu një pishinë, që është e shfrytëzueshme për të gjithë klientët.
Qershori do të jetë i nxehtë.
Andaj nxitoni dhe rezervoni një vend për pushime të paharruara.
Për më shumë detaje kontaktoni në numrat e Sharr Travel:
044/610 – 015
049/610 – 015
038 / 610- 015
044/542 – 029
049/344 – 260
038/610 – 016
038/610 – 017
Ose në faqen e Facebookut dhe atë të Instagramit të kësaj kompanie.