Kompania më e madhe turistike në vend “Sharr Travel”, në fund të javës që lamë pas ka organizuar një tour falënderues ku pjesëmarrës në të kanë qenë gazetarë të mediave të Kosovës, si dhe përfaqësues të kompanive turistike në vend.
Presidenti i kompanisë “Sharr Travel” gjatë një darke ekskluzive të organizuar në hotelin “Grande Blue Fafa” në Golem ka falënderuar të gjithë gazetaret e Kosovës të cilët edhe në kohet më të vështira i kanë dhënë mbështetje turizmit shqiptar.
Sipas tij, falë raportimit real dhe ,mbështetjes së pakursyer nga ana e mediave sipas tij edhe këtë verë turizmi i ka shpëtuar më se keqes
Ai më tutje ka bërë të ditur se kompania “Sharr Travel” lider në fushën e turizmit ka përgatitur super pako turistike për kompleksin Fafa me çmime super promocionale.
Në anën tjetër edhe Fatos Cerenishti, president i kompleksit Fafa ka falënderuar mediat nga Kosova që sipas tij kanë mbështetur këtë resorë turistik gjatë sezonës.
Ai edhe këtë vit ka veçuar kompaninë “Sharr Travel”, si dhe “Blue Travel” si dy kompanitë që kanë sjell numrin më të madhe të klientëve në këtë resort turistik.
Sipas tij, qytetaret e Kosovës që nisen drejt këtij resorti turistik mund të rezervojnë pushimet në “Sharr Travel”, si dhe “Blue Travel” me çmime promocionale.