Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, i njejti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.04.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shantazhuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.