×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shala shpreson që Komisioni Hetimor ta zhvillojë punën normalisht: Të zbardhet e vërteta për rezervat shtetërore

    FrontOnline
    30 Nëntor 2023

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

    Ai tha se qe një vit kanë kërkuar përgjigje mbi rezervat shtetërore edhe pse ekzistojnë dyshimet për keqpërdorime. Shala ka sqaruar se Qeveri për këtë vit ka shpallur tender për furnizim përderisa vitin e kaluar këtë e kishte konsideruar sekret.

    Shala tha se shpreson që Komisioni Hetimor ta zhvillojë punë normalisht dhe të zbardhet e vërteta për rezervat shtetërore.

    “Me vendim të Qeverisë së Kosovës gjegjësisht të kryeministrit ajo që është e rëndësishme të themi që tash e 1 vit ne nuk kemi marr përgjigjet më substanciale mbi rezervat shtetërore edhe pse tashmë është e ditur që përkundër pagesave kontratave dhe gjithë asaj që ka ndodhur malli nuk ka ardhur në Kosovë i kompletuar as i vajit as sheqerit as miellit, megjithatë anomalia më e madhe ndodhë që për pjesën që po flasin ka qenë çështja  e largimit të procedurave publike sipas ligjit dhe prokurimit publik dhe në anën tjetër tashmë kur ne po flasim po e njëjta Ministri e njëjta Qeveri pra të njëjtit akterë me të njëjtat kushte dhe rrethana ekonomike dhe gjeostrategjike kemi shpalljen e tenderit për rezerva shtetërore të reja për këtë vit me procedurë të hapur publike pra të njëjtit akterë e njëjta Qeveri vitin e kaluar pati mbyllur me sekret shtetërorë tashmë pa ndryshuar asgjë kemi procedurë të hapur tenderimi për blerjen e mira tonëve grurë dhe qindra faktikisht miliona euro mjete të ndara”, raporton EO.

    “…pra çfarë ndodhi pyetja logjike është nga viti i kaluar e deri në këtë vit pse në vitin e kaluar ishin të mbyllura procedurat pse u larguan procedura nga prokurimi publik transparent dhe në këtë vit po vazhdohet sipas ligjit në fuqi për procedurat e prokurimit publik pra kemi dy veprime ligjore krejtësisht të ndryshme me të njëjtit akterë për të njëjtën procedurë dhe të njëjtin mall pra kemi dy veprime, a ishte gabim atëherë kur u mbyll dhe u bë çfarë u bë dhe u keqpërdor rezerva shtetërore nuk u përfill ligji apo është gabim sot pra kjo është e vërteta të cilën duhet ta zbardhim pra kur Qeveria ka vepruar drejtë po vepron tash kur po blen sipas procedurave prokurimit publik rezervën shtetërore apo gaboi vitin e kaluar kur realisht i mbylli procedurat pra nëse asgjë nuk zbardh komisioni hetimor parlamentar dhe Qeveria do duhej ta shpjegonte pyetjen pse ndryshoi dhe cilët janë faktorët e rijnë, ligji është i njëjti Qeveria është e njejta akterët janë të njëjtit e ri përsëris malli është po i njëjti rezervë shtetërore e në këtë vit kemi procedurë të hapur dhe mund të keni qasje të gjithë dhe të i shihni pra kjo tregon për frikën dhe panikun që ka Qeveria për tu ballafaquar me të vërtetën dhe me komisionin hetimor parlamentar të cilën kemi kërkuar tash e sa kohë edhe si grup parlamentar i Partisë Demokratike dhe si deputet sepse ka pasur dhe ka keqpërdorime të skajshme”.

    “Ne më shumë se sot komunikojmë me ju dhe opinionin në mënyrë transparente dhe të nxjerrim fakte dhe argumente nuk mundemi por ne kemi ngritur shqetësime dhe komisioni e ka obligim që të kemi qasje në dokumentet reale që ka ndodhur dhe ajo do ishte ndihmesë e madhe për ta vërtetuar atë që kemi pretenduar ne, ne po pretendojmë dhe është konfirmuar që nuk ka ardhur një pjesë e mallit dhe kjo është publike dhe ne përmes Komisionit nëse ka normalitet të punëve por nëse e shohim siç ishte sot unë nuk shpresojë që do ketë normalitet dhe kur nuk ka normalitet nuk ka as rezultat, por nëse ka normalitet pune në Komisionin Hetimor ne sigurisht që do ta zbardhim të vërtetën”.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.