Deputeti Ferat Shala për FrontOnline thotë se Ligji për tatimin në pronë ka synim goditjen e bizneseve nga ana e Qeverisë së Kosovës.
‘’Këtë vit ka hy në fuqi ky ligj. Vitin e ardhshëm i pret bizneset rritja e çmimit të tatimit në pronë. Fatkeqsisht kjo është politike qeverisëse e cila po orvatet dhe po i godet bizneset me masa të tilla ndëshkuese të gjithë pronarët që kanë prona të paluajtshme’’ thotë ai,
Shala thotë se hartimi i këtij ligji është bërë pa koordinim me komunat dhe nuk ka shkuar sipas vlerësimit të zonave territoriale të pronave.
‘’Ky vlerësim dhe ky kategorizim nuk ka shkuar sipas vlersëimit të zonave territoriale të pronave dhe të interesit tëpërgjithshëm ekonomik të vendit’’ tha ai.
Për Shalën, ky ligj është ndëshkues për bizneset dhe investitorët e huaj.
‘’Ky është ndëshkim për bizneset dhe invesitorë e sidomos për ata që janë fillestar sepse çmimi për pronën është shumë i lartë dhe asksush nuk do të investoj kur i sheh këto çmime’’ tha Ferat Shala. /FrontOnline/