×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Presim që Kushtetuesja të vendosë në favorin tonë

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka kritikuar Qeverinë “Kurti” për qeverisjen e deritanishme, ngase siç tha ai, nuk ka bërë asgjë përveç shkarkimeve e emërimeve të anëtarëve në Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

    Ai në një intervistë për Front Online tha se qeveria “Kurti” nuk ka punuar asgjë, por i ka mashtruar qytetarët se po bënë ç’kapjen e shtetit, derisa në këto ndërmarrje janë punësuar njerëz të “Vetëvendosjes”.

    Shala foli edhe për vendimin që pritet ta marr Gjykata Kushtetues për dekretin e Presidentit për formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

    Ai tha se presin që vendimi i Kushtetueses të jetë pozitiv, pasi që siç tha ai, shumica e krijon Qeverinë.

    “Po 80 për qind dihet, sepse ne të gjithë edhe përmes analistëve në televizione shifet se do të jetë një vendim pozitiv për krijimin e qeverisë, sepse çdo herë shumica e krijon Qeverinë dhe nuk mund të presim tjetër vendim se që do t’i jepet e drejta mandatarit të dytë që të formon Qeverinë, pasi që subjekti i parë nuk i ka pasur votat, ndërsa subjekti i dytë i ka numrat për ta formuar qeverinë, vendimi i Kushtetueses do t’i jep të drejtë dekretit të Presidentit për formimin e qeverisë”, tha Shala për Front Online.

    Qeverinë e ardhshme të Kosovës e pret dialogu me Serbinë ku për rifillimin e këtij dialogu ka qenë kusht heqja e taksës. Me rifillimin e dialogut ndërmjet dy shteteve synohet arritja e një marrëveshje që çon në njohje reciproke të të dyja shteteve.

    Se a do të ndodhë kjo marrëveshje gjatë Qeverisjes së LDK-së në koalicion me Nisman, Shala tha se arritja e marrëveshjes varet nga Serbia dhe ndërkombëtarët.

    “Nuk mund të themi se do të arrihet, apo nuk do të arrihet sepse nuk varet nga Kosova kjo varet edhe nga pala tjetër njëkohësisht edhe nga faktori ndërkombëtarë, por a duhet të zhvillohet, po duhet të zhvillohet dialogu gjatë qeverisjes”, tha Shala për Front Online.

    Shala i Nismës: Avdullah Hoti duhet t’i jap arsyet pse është rritur numri i Ministrive

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.