
Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, ka thënë për Front Online, që protestat e organizuara nga LVV-ja në vend, mund ta atakojnë edhe sektorin e sigurisë.
“Unë mendoj që kjo protestë ose ky tubim publik i organizuar në këtë kohë pavarësisht masave që mund t`i përdorë LVV-ja, është një koncentrim jashtëzakonisht i madh i numrit të qytetarëve në një hapësirë të caktuar publike dhe kjo në mënyrë të drejtpërdrejt mund të atakojë edhe gjendjen e sigurisë”, ka thënë ai.
Duke parë situatën e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid-19, Shala ka vlerësuar se kjo protestë duhet të pezullohet për një kohë.
“Për sa i përket aspektit të sëmundjes ngjitëse që është Covid-19 dhe unë mendoj që LVV-ja duhet që për një kohë të caktuar ta pezullojë këtë aktivitet të tubimeve publike sepse kështu po rrezikohen jo vetëm qytetarët që marrin pjesë por një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Shala për Front Online.
Heqja e rrethojave afër objektit të Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës, nga qeveria “Kurti”, sipas Drizan Shalës, kanë lënë të hapur një korridor për të depërtuar në institucione në rast se eskalon situata përgjatë protestës.
“Ish-ministri i Punëve të Brendshme z.Sveçla ka marrë disa vendime si heqja e rrethojave të veçorisë së veçantë, siç është Kuvendi, Presidenca dhe Qeveria. Kjo mu më lë të nënkuptojë që është një tentim i lënies së hapur të një korridori të mundshëm të ndonjë proteste e cila mund të eskalojë sepse mos të harrojmë që poralizimi i shoqërisë kosovare nga një apo ana tjetër e ka ngritur tensionin tek qytetarët të cilët me dashje ose pa dashje mund të jenë pjesë e një skenari të mundshëm të ndonjë sulmi eventual drejtuar objektit të Qeverisë apo të Kuvendi”, ka thënë ai.
Ekspertët e sigurisë: Rrezik për Kosovën nëse eskalon protesta e “Vetëvendosjes”
Sipas tij, protesta e së premtes pritet të jetë e dhunshme, bazuar edhe në veprimet e mëparshme të protestuesve të kësaj partie.
“Protestat mund të jenë të dhunshme sepse nëse e analizojmë në mënyrë retroaktive, çdo protestë e organizuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje ka rezultuar me demolim dhe me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës, në Prishtinë”, ka thënë ai për Front Online.