Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, për FrontOnline, e konsideron si përzierje të shifrave fjalimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e mbajti javën e kaluar para Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje.
’Është e vërtetë e madhe që kryeministri Kurti me të dhënat statistikore që po i përdor, vërtetë iu kanë përzier numrat dhe matematika nuk është duke i ecur diçka mirë. Tashmë, raporti eksporti-import është 1 me 6.5, kemi disfavor të eksportit, kemi ngritje të inflacionit, të hyrat nga mërgata janë po thonë si investime të huaja’’ thotë Shala.
Deputeti I PDK-së, thotë se prodhimi vendor s’ka qenë asnjëher më keq se sa në ketë mandate qeverisës.
‘’Prodhimi vendor është si kurrë më keq. Asnjë nga të dhënat e prezantuara nga Qeveria nuk janë të qëndrueshme’’ shprehet ai.
Po ashtu, deputeti Shala, potencon se edhe ikja e të rinjeve nga Kosova nuk ka qenë kurrë më e lartë, duke shtuar se Qeveria Kurti tashmë ka filluar fushatën e marketingut me shifra inekzistente.
‘’Ikja e të rinjeve nuk ka qenë kurrë më e lartë. Pra Qeveria, ka filluar fushatën dhe marketingun me shifra krejtësisht inekzistente’’ tha Shala për FrontOnline.