×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i NISMA-s: Pasi dështoi në Kosovë, Albin Kurti po kërkon mbështetje tek diaspora, por s’do të ketë sukses

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Endrit Shala ka deklaruar se diaspora është zhgënjyer nga pushteti aktual.

    Shala tha për “Front Online” se Kurti pasi dështoi në Kosovë po kërkon mbështetje tek mërgimtarët.

    “Kurti është i vetëdijshëm se në Kosovë ka dështuar dhe prandaj po ikë nëpër diasporë për të kërkuar mbështetje. Edhe diaspora tani e ka parë fytyrën e vërtetë të tij dhe është thellësisht e zhgënjyer me të”, u shpreh Shala.

    Shala nuk ka pritshmëri se diaspora në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta votojë sërish Kurtin.

    “Diaspora nuk do ta votojë si më parë. Ata janë të vetëdijshëm se ai nuk ka sjellë ndryshimin që ka premtuar dhe se është thjesht një politikan gënjeshtar e mashtrues që përpiqet të shpëtojë veten pas dështimeve të mëdhaja në vend”, përfundoi Shala për “Front Online”.

    Me 14 shkurt të vitit 2021, Lëvizja “Vetëvendosje” së bashku me Listën Guxo të presidentes Vjosa Osmani, dolën fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar mbi 50 për qind të votave. Zgjedhjet e reja, janë caktuar me 9 shkurt të 2025-tes./Front Online/

    Beteja për diasporën/ Nga 9440 kërkesa për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, 716 sosh i refuzohen mërgimtarëve

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke folur për Procesin e Berlinit, i cili shënoi 10-vjetorin disa...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri me inicialet K.H, për...
    Lajme23 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Xhavit Haliti, nuk pret angazhim të madh të diasporës në zgjedhjet e reja. Haliti...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë. Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës...
    Lajme23 Tetor 2024
    SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i Degëve me Jashtë, njëherësh kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur optimist se në zgjedhjet e 9 shkurtit diaspora do...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Analisti Arjan Curri, ka deklaruar se Policia e Shqipërisë kishte informacione që ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua të hënën, mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.