×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: E vetmja punë që Qeveria po bën në KEK është që skandalet të mos dalin në publik

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet në KEK”, ka thënë se në këtë seancë do të duhej të ishin edhe ministrat.

    Ai tha se e vetmja punë që po e bën Qeveria është që “me asnjë çmim” të mos dalin në publik skandalet e tyre”.

    “E më së paku do të duhej të ishte ministrja e Ekonomisë që e mbulon këtë sektor. Tani është e qartë ikja nga përgjegjësia dhe llogaridhënia e ministres dhe vartësve të saj por edhe komplet kabintetit qeveritar. Kabineti qeveritar dhe ministrja të vetmen punë që po e bëjnë në KEK është orvatja që me asnjë çmim, me asnjë informacion aferat korruptive dhe skandalet të mos dalin në publik dhe të mos i kenë mediat këto ”, tha ai.

    Shala ka thënë se presioni është shtuar ndaj menagjmentit të KEK’ut që të mos dalin skandalet në opinion.

    “Kohëve të fundit presioni është shtuar ndaj menagjmentit të KEK’ut dhe punëtorëve në secilin nivel që rrjedhjet e informacionit për situatat dhe skandalet të mos dalin në opinion. Kjo është bërë tash punë e përditshme për Qeverinë dhe menaxhmentin e KEK’ut”, shtoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, sot e nisi fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës duke kritikuar kryeparlamentarin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami,  përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të fundit të analistit serb, Milovan...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehu i shqetësuar për siç tha ai “kaosin energjetik”. Gjatë fjalës së tij në seancën e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së...
    Lajme24 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, tha se të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit e kanë mbështetjen e saj pa kushte, duke...
    Vip24 Tetor 2024
    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Françeska Murati është prezente në rrjete sociale. Ajo aktualisht është e angazhuar në emisionin ‘Pa...
    Sport24 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1. Ylli kosovar e shënoi njërin prej tre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.