Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ajo ka thënë se parullat në fushatë Lëvizja Vetëvendosje i kishte se do të arrestojnë hajnat, duke shtuar se kjo sot iu ka kthyer në realitet për aktivistët e vet.
“Parullat në fushatën e kaluar zgjedhore hajnat në burg do ta bëjmë Dubravën 12 kat, përsëriste si një papagall i lazdruar nëpër fushatë dhe shquhej në çështjet e popullit që i besonte. Albin Kurtit nuk e kishte për qëllim që të arrestoj hajnat e vet, por kërcënonte dhe tentonte të shantazhonte oponentët politikë, ky ishte skenari i rrenave të Albinit por ja që skenari i fushatës sot po i kthehet në realitet”.
“Po i kthehet në një realitet të hidhur për aktivistët e vet të cilët pa asnjë fije turpi zaptuan në mënyrë të paligjshme pozitat e larta në ndërmarrjet shtetërore dhe jo vetëm. E njëjta tentativë për të shantazhuar kundërshtarët politikë vërehet tash me paralajmërimet lidhur me materialet e sekuestruara në vilën e Radoiçiq dhe çudia është se këto materiale nuk po i publikon”
“Duhet të dalin dhe të tregojnë se kë e mbulojnë me fshehjen e këtyre materialeve, mund të jetë një grup shantazhuesish, profiterësh e kriminelësh, por kurrën e kurrës një qeveri qe e kanë dashtë qytetarët”, ka thënë Musliu.