×
  • Vip
  • Vip

    Shakirës nuk i del inati me ish bashkëshortin Pique

    FrontOnline
    21 Shtator 2023

    Marrëdhënia e këngëtares kolumbiane Shakira me ish bashkëshortin e saj Gerard Pique me sa duket vazhdon të tensionohet dita ditës. Herë pas here të dy ish bashkëshortët kanë thumbuar njëri tjetrin. Por këngëtarja duket se nuk është ndalur duke i sjellë një goditje të befasishme. Një këngë për dadon e papaguar. Po po pikërisht kjo, me sa duket këngëtarja nuk dëshiron të ndalojë së publikuari këngë për Piquen dhe atë që ka kaluar gjatë lidhjes së tyre.

    Pavarësisht se shumë fansa se kanë pëlqyer këtë gjë, ylli kolumbian ka vazhduar me të njëjtin ritëm.

    Në një këngë të re të publikuar këto ditë, “El Jefe”, me grupin Fuerza Regida, kënga tregon historinë e një njeriu të klasës punëtore që përpiqet të arratiset nga qyteti i tij i vogël dhe të bëhet një “bos kompetent”.

    Videoja, e cila u xhirua në Miami, ku Shakira tani jeton pas ndarjes së saj nga Pique, tregon këngëtaren duke luajtur rolin kryesor ndërsa kryente detyra rraskapitëse në një mjedis të pistë të fabrikës. Në të njëjtën kohë, këngëtarja ecën me një fustan të zi dhe çizme deri tek gjuri, teksa ka hipur mbi kalë.

    Gjithçka dukej normale deri në fund të këngës, kur Shakira këndon: “Kjo këngë është për ty, pasi nuk të paguan dëmshpërblim. Një tjetër pështymë, si gjithmonë”.

    Kjo është një referencë për dadon e fëmijëve të saj me Pique. Siç është shkruar në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, thashethemet duan që futbollisti të ketë shkarkuar vajzën që kujdesej për dy fëmijët, pasi ishte ajo që i zbuloi Shakirës tradhtitë e tij.

    Madje, ai ishte aq i acaruar me të, saqë nuk pranoi t’i paguante as dëmshpërblimin. Dadoja e fëmijëve të Shakirës dhe Pique, shfaqet në videoklipin e këngëtares.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje. Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për...
    Sport13 Tetor 2024
    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve. Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.