×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shahini: Humbja e fuqisë në treg ndikon në shuarjen e bizneseve

    FrontOnline
    22 Janar 2024

    Që ka pasur më shumë shuarje të bizneseve në këtë periudhë e thotë edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

    “Shuarja e bizneseve në periudha të caktuara nuk është parametri kryesor që tregon se brenda një viti ka pas më shumë ose më pak biznese të hapura apo të mbyllura. Sipas statistikave që posedojmë mbyllja e bizneseve në periudhën korrik shtator ka qenë pak më e madh, pro ka qenë një numër shumë i vogël i kompanive që kanë shuar aktivitetin e vet në krahasim më vitin 2022”, është shprehur ai për Front Online.

    Shahini, deklaron se arsyet e shuarjes së bizneseve janë humbja e fuqisë në treg dhe mosqasja në institucione financiare.

    “Por zakonisht, bizneset e shuara shpesh nuk deklarojnë arsyet e shuarjes, por ne si AKB i hulumtojmë këto biznese dhe përgjigja e tyre është se e kanë humb fuqinë konkurruese në treg dhe mosqasja nëpër institucione financiare”, ka thënë Shahini.

    Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se për tri vite eksportet arritën në 2.5 miliardë euro, kryetari i AKB-së, Agim Shahini thotë se në vitin 2023 Kosova ka pasur problem sa i përket eksportit.

    Lexoni edhe: Më shumë biznese po mbyllen e më pak mallra po eksportohen, kryeministri Kurti po mashtron me statistika 

    Madje, thotë se në këtë kanë ndikuar disa faktorë.

    “Problemet që ka pas më pas eksport në vitin 2023 janë të natyrave të ndryshme dhe ne i kemi identifikuar disa, ku njëra ndër to ka qenë që bizneset nuk kanë pas qasje në tregjet evropiane për shkak të mungesës së vizave, po ashtu qasjet financiare të cilat kanë qenë vitin e kaluar tepër të shtrenjta, inflacioni dhe rritjet e çmimeve kanë qenë një nga problemet, po ashtu edhe konkurrenca e ashpër që prodhuesit dhe bizneset nuk kanë mundur t’i përballojnë korporatave, politikat fiskale dhe ato ekonomike kanë qenë në shumë shtete më të favorshme dhe më subvencionuese ndaj eksportuesve”, ka pohuar i pari i AKB-së.

    Ndërsa, thotë se nuk mund të jep vlerësime për këtë vit sa i përket eksportit.

    “Sipas paralajmërimeve dhe hulumtimeve rritja ekonomike këtë vit mund të jetë rreth 4%, por këto janë vetëm parashikime dhe është herët të jepen vlerësime të sakta se si do të rrjedhë ekonomia dhe politika të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”, ka shtuar Shahini, për Front Online.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.