×
  • Sport
  • Sport

    Shabanhaxhaj për sulmuesin e Shqipërisë, Dakun: Sulmues si ai janë të rrallë

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Lojtari shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj ka thënë fjalët më të mira për bashkëlojtarin e tij te klubi rus, Mirlind Daku.

    “Ka një dhuratë të dhënë nga Zoti”, ka thënë ai për Mirlind Dakun.

    “Ai është i gjatë, por edhe një futbollist i shpejtë dhe teknik. Ky kombinim është shumë i rrallë te një sulmues. Zakonisht jemi mësuar me faktin se një sulmues nëse nuk është i shpejtë, por vetëm i gjatë, është në rregull. Por Mirlindi ka edhe gjatësi edhe shpejtësi”, ka thënë Shabanhaxhaj për mediumin rus “championat.com”.

    I pyetur nëse Daku ka gjasa të luajë në një kampionat të fortë në Evropë, Shabanhaxhaj ka theksuar se e rëndësishme është “të jetë në një ekip të mirë, me trajnerin e duhur”.

    Daku gjatë këtij edicioni ka luajtur 23 ndeshje për Rubin Kazanin, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka asistuat shtatë herë. Ai me klubin rus ka kontratë deri në vitin 2026.

    Vlera e 27-vjeçarit në tregun e transferimeve është shtatë milionë euro.

    Edhe Shabanhaxahaj luan në sulm te Rubin Kazani, por kryesisht në krahë.

    Nga Rubrika
    Sport28 Prill 2025
    Avokati i të dyshuarit për sulmin ndaj Belgin Jasharit, ka komentuar situatën ku është përfshirë klienti i tij. Zeqir Fetoshi, avokat, ka...
    Sport27 Prill 2025
    Një sulm fizik dhe verbal mbi një futbollist 15-vjeçar të komunitetit ashkali gjatë një ndeshjeje futbollit në Obiliq, ka nxitur reagime të...
    Sport27 Prill 2025
    Barcelona ka bërë një hap tjetër më afër ëndrrës së saj për tre trofe këtë sezon, duke fituar 3-2 në finalen e...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit...
    Lajme28 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, duke i akuzuar ata për krime lufte...
    Lajme28 Prill 2025
    Kardinalët katolikë, që u takuan në Romë të hënën, vendosën që më 7 maj të nisë konklava apo procesi për zgjedhjen e...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur pas rinisjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Ai tha se nuk do të ndalen...
    Lajme28 Prill 2025
    Kuvendi komunal i Mitrovicës së Jugut, diskuton dhe voton për hartën zonale 2024-2032. Asamblistët e Vetëvendosjes, të prirë nga Faruk Mujka, kundërshtojnë...
    Lajme28 Prill 2025
    Banka Botërore po parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 përqind në vitet 2025 dhe 2026. “Rritja ekonomike...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.