×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sfidë mungea e anesteziologëve”: Mbi 1 mijë operime për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

    FrontOnline
    20 Tetor 2024

    Mbi 1 mijë operacione janë kryer për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa sfidë si në çdo klinikë të QKUK-së aty mbetet mungesa e anesteziologëve.

    Kjo u bë e ditur nga drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci, në një intervistë për Ekonomia Online.

    “Në raportin e nëntëmujorit janë saktësisht mbi 1 mijë operacione, sepse akoma nuk kishte përfunduar muaji kur i kemi nxjerrë këtë raport, por janë 980 operacione sipas kësaj statistike por që deri në fund të shtatorit janë më shumë se 1 mijë”, deklaroi ai.

    Ndonëse funksionojnë me vetëm dy salla të operacioneve, Statovci ka thënë se në gatishmëri i kanë edhe dy të tilla, por që mungesa e anesteziologëve ka pamundësuar funksionimin e tyre.

    “Sa i përket kirurgëve të fëmijëve, jemi mirë, jemi të konsoliduar dhe kemi pesë specializantë. Sfida me të cilën po përballemi ne është ajo që përballen të gjitha klinikat e QKUK-së, mungesa e anesteziologëve”.

    “Ju po e shihni se i kemi katër salla, arrijmë t’i shfrytëzojmë vetëm dy salla sepse nuk ka mjaftueshëm anesteziologë, por me këto kapacitete që i kemi nuk është keq pasi janë kryer mbi 1 mijë operacionetha Statovci, teksa shtoi se lista e pritjes është vetëm tre muaj.

    Ai tutje tha se qëndrojnë mirë me staf dhe me aparatura, përcjell FrontOnline

    “Me aparatura jemi mirë edhe ndërtesën e kemi të re por edhe pajisjet janë të reja, vazhdimisht ne vazhdojmë të pajisemi. Tash kohëve të fundit jemi pajisur gastroskop/koloskop dhe janë duke u trajnuar mjekët të cilët do të punojnë me të. Po listë të pritjes ka”.

    “Nuk është shumë e gjatë, momentalisht është tre muaj lista e pritjes. Ne çdo muaj bëjmë ‘update’ të listës së pritjes, hiqen disa pacientë, regjistrohen disa pacientë të rinj, por me këto mundësi që i kemi me dy salla, pritja është rreth tre muaj”, u shpreh Statovci

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Komuna e Gjlanit e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje është...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ajrore kishte rrëzuar 110 dronë ukrainas të dielën mbi rajonet perëndimore të vendit. Ky zhvillim...
    Lajme20 Tetor 2024
    Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, ‘komunitet i cili...
    Lajme20 Tetor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se Policia e Kosovës, po bën aksione në veri, pa dallime etnike....
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kështu bëhet e ditur në raportin e rregullt ekonomik të Bankës...
    Lajme20 Tetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.