×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Rrëzimi i Qeverisë Hoti s’prodhon jostabilitet politik

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, konsideron se rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk prodhon paqëndrueshmëri politike në Kosovë.

    Në një përgjigje për Kohën, Serwer ka thënë se Qeveria e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pasi shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi nuk kishte shumicë parlamentare dhe si e tillë “u avullua” nga Kushtetuesja.

    “Kjo është më shumë si funksionim i duhur i institucioneve për mua. Kosova mund të dalë nga kjo gjendje duke mbajtur një proces të mirë zgjedhor, nga i cili prodhohet shumicë e fuqishme parlamentare”, ka thënë ai.

    Serwer ka shtuar se e mira e zgjedhjeve është se nuk dihet se çfarë prodhojnë. Porse thotë se shpreson që procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen në fillimin e vitit 2021, të jenë të lira, të drejta, paqësore dhe me rezultat definitiv.

    Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

    Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

    “E vetmja fuqi e Qeverisë Hoti ishte dobësia e saj”

    Duke folur për pasojat politike në proceset në të cilat është Kosova, ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë. Ndërrimi i qeverive, sipas Serwerit, do ta ngadalësojë edhe më shumë këtë proces, por situata politike në Kosovë nuk e zbeh pozitën e kësaj të fundit në dialog.

    “Nuk do ta dobësojë (v.j. pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë). Sigurisht që do ta ngadalësojë procesin e dialogut, pasi Prishtina ka nevojë për një Qeveri të re para se të vazhdojë. Por nëse Qeveria ka një shumicë të fortë, që përputhet me atë të Vuçiqit, kjo do të thotë zbatim shumë më i lehtë i çdo gjëje për të cilën bihet dakord. E vetmja fuqi e Qeverisë Hoti ishte dobësia e saj. Ai mund vërtet t’u thoshte Brukselit e Beogradit se mund të pajtohej vetëm me diçka që është në favor të Kosovës, në mënyrë që Qeveria e tij të mos rrëzohej”, i ka thënë Serwer KOHËS.

    Dialogu rifilloi në vjeshtë pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-presidentit Donald Trump, nga ku dolën me një listë zotimesh të dyja shtetet. E pas kësaj u mbajtën edhe disa takime të tjera në nivel ekspertësh e po ashtu edhe mes kryeministrit Avdullah Hoti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, porse marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve duket të jetë e largët, pasi Vuçiq potencon se nuk do ta njoh Kosovën e pala kosovare thotë se s’do të ketë marrëveshje përfundimtare pa njohje të ndërsjellë.

    Ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Sipas tij, është koha që Këshilli i Bashkimit Evropian t’u thotë ministrave të brendshëm se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë.

    “Kushdo që ka tru mund të humbte besimin (v.j. në Bashkimin Evropian) për shkak të vonesave në liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2025
    Patrioti, ish-i burgosuri politik, ushtari e ish-komandanti i UÇK-së Nasim Haradinaj vjen në një rrëfim emocionues, të padëgjuar më parë, rreth aktivitetit...
    Lajme26 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora...
    Lajme26 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për qytetarin serb, N.T., i dyshuar për vjedhje të çokollatës “Nutella” dhe përdorim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën,...
    Lajme26 Prill 2025
    Në kuadër të WO-MEN Power Summit, që u mbajt në Tiranë, Enver Hoxhaj ishte pjesë e panelit diskutues ku trajtoi rolin e...
    Lajme26 Prill 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në të cilën shihen Policët e Kosovës duke shqiptuar gjoba për shoferët që...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas...
    Sport26 Prill 2025
    Kanë mbetur edhe pak orë pra fillimit të finales së Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Atmosfera pritet të jetë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Me lutje, e me bekime iu dha lamtumira e fundit Papa Françeskut. E për ta përcjellë Papa Françeskun në vendin e prehjes,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.