×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish përplasje, Zemaj-Ukës: Je psikolog i dobët

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Pasi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke e quajtur “rrenc” deputetin.

    Por kjo nuk ka përfunduar këtu. Ministri Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar deputetit Uka duke i thënë se është për të ardhur keq se si një deputet është veshur nën petkun e mjekut i gëzohet vdekjeve nga virusi korona.

    “Situata e pandemisë në Kosovë është e qetë e sigurisht edhe debati është i qetë e sigurisht edhe debati është më i relaksuar pavarësisht intencave ndonjëherë të cilat mund të jenë edhe të qëllimshme besoj për nga pakujdesi por edhe nga referencat e dobëta e të këqija me qëllime dashakeqe. Këtu të bie ndërmend se ka referohen shtetet që nuk janë dashamirëse të Kosovës sepse statistikat e shtrembëruar e paraqitura janë nga deputetët këtu kanë qenë para pak dite në Sputnikun Rus. Kjo është për të ardhur keq edhe është për të vuajtur se si një deputet i Kuvendit të Kosovës i veshur me petkun e mjekut i gëzohet vdekjeve të një pandemie globale e cila e kë përfshi gjithë globin edhe në sistemet më të avancuara shëndetësore. Kosova në përpalljen e saj në pandeminë”, deklaroi Zemaj.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.

    Ai ka reguar duke thënë se nuk është mjek por është psikolog, derisa ka theksuar që nuk është veshur në petkun e mjekut dhe se nuk vesh atë që nuk i bie tamam.

    “Nuk e di nëse është serioze që t’i përgjigjem një ministri ilegal që e lexon Sputniku rregullisht sidoqoftë nuk e di prapë a ja vlen t’i përgjigjem një ministri që referencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e konsideron të pabesueshme mbase mendon që duhet të iu besohet syve të tij, por nuk mund ta bëjmë këtu. Ajo që u tha këtu është e pavërtetë sepse ne e dimë që 30 respiratorë janë blerë në kohën e ministrit Arben Vitia dhe janë blerë 750 mijë euro. 30 të tjerë në kohën e ministrit Vitia janë marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe 6 respiratorë janë ardh donacion nga Katari. Edhe një sqarim tjetër është që aq i pasaktë je saqë mua më konsideron që jam mjek. Unë nuk jam mjek, jam psikolog, unë nuk e veshi petkun që nuk më bie tamam e as kostumin që nuk më bie tamam. Për këtë arsye duke qenë psikolog unë kam ndjeshmëri për ato 640 vdekje që kanë ndodhur në Kosovë e besoj që do të duhet të keni edhe ju. Sidoqoftë meqenëse ju po na thoni që ne po gëzohemi për numrin e vdekjeve ua konfirmoj që ne nuk po gëzohemi dhe ju po krenoheni, dhe të krenoheni me numrin e vdekjeve është turp”, theksoi Zemaj.

    “Ti je psikolog por je psikolog i dobët. Le që je i dobët por edhe jo me shpirt humani. Kështu që ky është dallimi që të bënë me psikologët e tjerë edhe me analizat psikologjike që duhet të bëhen. Për këtë arsye e ke krijuar atë grupin operativ propagandues që mos me respektu masat mbrojtëse të Qeverisë së Kosovës. Si psikolog ke ftu këtu në shesh mijëra njerëz me dalë me shpërnda virusin. Kjo është psikologjia jote”, është shprehur Zemaj.

    Gjithë ky debat u bë në Kuvendin e Kosovës, derisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ishte ftuar për të raportuar për 100 ditshin e qeverisjes së tij.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është bërë një fenomen në botën e showbizit në Kosovë dhe Shqipëri. Gjesti tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi. Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.