×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbisë po i dhemb raporti i Kosovës për kulturicidin serb, thotë se po shtrembërohet e vërteta

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, me anëtarë nga institucionet shtetërore dhe profesionale, ka përpiluar një raport të kulturocidit serb në Kosovë.

    Sipas këtij raporti, kulturocidi serb ishte me pasoja tronditëse me 1784 monumente të shkatërruara, 3724 artefakte të grabitura, 175 biblioteka të shkatërruara, 1.7 milion libra shqip të asgjësuar, dhjetëra mijëra dokumente arkivore të monumenteve të grabitura, qindra vepra arti të dëmtuara e vjedhura.

    E për këtë raport ka reaguar Beogradi zyrtar, përmes Ministrisë së Kulturës.

    Kjo ministri, në një deklaratë për “Kosovo Onllajn”, po mohon se Serbia ka kryer gjenocid kulturor në Kosovë, duke thënë se “ky është një tjetër shtrembërim në serinë e shtrembërimeve flagrante të së vërtetës në përpjekjet e vazhdueshme të Prishtinës për të përvetësuar trashëgiminë kulturore serbe dhe fajin për shkatërrimin e tij sistematik, të cilin vetë e kanë kryer prej dekadash, ia atribuojnë vetë viktimës”.

    Ky institucion serb thotë ndër të tjera se raporti për kulturocidin serb është “sulm brutal ndaj trashëgimisë kulturore dhe të vërtetës”, dhe se kryeministri Albin Kurti, sipas tyre, “me siguri udhëhiqet nga parimet e njohura të propagandës fashiste, se një gënjeshtër e përsëritur njëqind herë bëhet e vërtetë dhe se sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e besueshme është”.

    Kryeministri Albin Kurti tha se raporti që dokumenton gjenocidin kulturor të kryer nga Serbia në Kosovë, dëshmon edhe për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe se Prishtina është e përkushtuar ndaj së vërtetës dhe drejtësisë për, siç thekson, “të gjithë krimet e bëra nga Serbia gjenocidale”. /Klankosova.tv

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit demokratit, Gerti Bogdani, i cili u nda nga kjo...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Stuhia Boris po godet rajonet verilindore dhe qendrore të Italisë, disa ditë pasi shkaktoi përmbytje të përhapura në Evropën Qendrore. Më shumë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard. Në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Posta e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kërkon nga publiku që të mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.