×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia thotë se ushtarët e saj afër kufirit me Kosovën penguan kontrabandën me drunj

    FrontOnline
    13 Tetor 2024

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se forcat ushtarake serbe janë afruar 50 metra në kufirin me Kosovën.

    Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar Ministria serbe e Mbrojtjes.

    komunikatën e publikuar për media, thuhet se “autoritetet e sigurisë”, kanë ndërprerë “kontrabandën me drunj të prerë ilegalisht”.

    Kjo ministri akuzon Kurtin për “vazhdim të fushatës dezinformuese kundër ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë”.

    “Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, është thënë në njoftim transmeton Klankosova.tv

    Mes tjerash është përmendur që zyrtarë ushtarakë që shihen nëpër fotografi kanë qenë duke parandaluar kontrabandën.

    “Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç ‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”, është thënë në reagim.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar në Facebook një video nga shënimi i 25-vjetorit të themelimit të partisë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndalë “manipulimet me numra”. Duke iu referuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nga sot serbët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt BE-së. Kjo vlen për ata që kanë pasaporta të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Është rihapur rruga Korçë-Ersekë, ku rruga tanimë është bërë edhe më e shkurtë. Kështu të paktën ka bërë të ditur kryeministri shqiptar,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.