×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia shtet gjenocidal, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, theksoi se rezultati i votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës ishte një befasi dhe habi e madhe për shumë në sallë, sepse në fund 87 vende ishin me Serbinë.

    Ai tha se “këso fitoreje” nuk mund të kenë as “amerikanët apo rusët” në shumë tema.

    “Më shumë se dy të tretat e banorëve të botës ishin në anën tonë”, nënvizoi Vuçiqi në një deklaratë për gazetarët.

    Ai falënderoi veçanërisht Kinën, Federatën Ruse, Emiratet e Bashkuara Arabe, por edhe Hungarinë, e cila ishte e vetmja në rajon që ishte kundër Rezolutës.

    Ai falënderoi grekët, qipriotët dhe sllovakët, të cilët, shtoi ai, “guxuan të përmbahen dhe treguan miqësi ndaj serbëve”.

    Vuçiqi gjithashtu falënderoi shumë vende afrikane.

    Sipas tij, ishin “të paktën tre vende që u detyruan të ishin bashkësponsorë dhe në fund abstenuan”.

    Ai theksoi se ata që e planifikuan gjithë këtë, që bënë gjithçka për t’i bërë ndarjet më të mëdha dhe për ta poshtëruar Serbinë, po e bënin gabim.

    “Besoj se e kemi ndriçuar fytyrën e vendit tonë, kështu kur të bëjmë gjithçka së bashku mund të krijojmë edhe mrekulli. Një përshëndetje e veçantë për popullin tonë në Kosovë e Metohi, për serbët në RS dhe në Mal të Zi. Kjo ishte hera e parë që një rezolutë nuk miratohej unanimisht. Është domethënëse që ishte 84 me 107, sepse 20 prej tyre thanë u larguan nga salla. 107 vende nuk donin të pajtoheshin me rezolutën e tyre. Për të mos thënë se si arriti numri në 84, nëse nuk do të kishte presione 60 nuk do ta kishin votuar”, shpjegoi ai.

    I pyetur për fatin e tij politik, Vuçiqi ka thënë se sonte e ka përfunduar karrierën në OKB.

    “Nuk do të më falin për shumë gjëra dhe kjo ishte gozhda në arkivol. Ata bënë gjithçka për të na poshtëruar dhe ne u ngritëm në lartësi. Ne njerëzit tanë i ngritëm në lartësi. E patë kënaqësinë e familjeve të viktimave serbe që duartrokitën, me krenari ngritën flamurin serb”, tha ai.

    Vuçiqi tha se Serbia nuk do ta harrojë kurrë ndihmën e miqve të saj.

    Ai theksoi se do të bisedojë me boshnjakët në Serbi.

    “Ne kemi një vend, Serbinë tonë, dhe duhet ta ndërtojmë së bashku dhe të jetojmë së bashku. Edhe pse shumë serbë do të ndjehen keq për vendimin që u mor nga një joshumicë, boshnjakët do të pendohen që shumica ishte në anën tjetër. Ne duhet të luftojmë së bashku për të ardhmen tonë nga nesër”, nënvizoi presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Palestinezët në Deir el-Balah e falën namazin e Kurban Bajramit të rrethuar me rrënoja. Ata u mblodhën për t’u lutur dhe në...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët...
    Të tjera
    Lajme16 Qershor 2024
    Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës. Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën,...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka thënë se kjo festë i sjellë ndërmend sakrificën dhe...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ka takuar dje homologun e saj malazez Jakov...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram. Kurti...
    Lajme16 Qershor 2024
    Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.