×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia po tenton ta destabilizoj Kosovën

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Shkelja e vijës ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e xhandarmërisë afër stacionit policor kufitar po konsiderohet si tentim i radhës i Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Ish drejtori i Policisë së Kosovës thotë se për këtë çështje Qeveria duhet menjëherë ta lajmërojë Brukselin, deri sa në anën tjetër njohës së fushës së sigurisë në këtë po se shohin si tentim për destabilizimin e vendit

    Ish-drejtori i Policisë: Serbia po provokon, Qeveria ta lajmëroj në Bruksel

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherit deputet i PDK-së, Rashit Qalaj thotë për “Front Online” se Serbia e ka shkelur marrëveshjen për pikat kufitare. Ai thotë se shteti serb po provokon.

    “Është provokim, se në marrëveshjen e integruar të kufirit është një forcë tjetër përveç policëve kufitar të Kosovës respektivisht Serbisë që gjenden në pikën kufitare askush tjetër nuk është i lejuar që të afrohet në zonën ndërmjet dy pikave kufitare”, u shpreh Qalaj. Ai ka bërë thirrje tek Qeveria që këtë veprim të Serbisë ta përcjelli në Bruksel.

    “Ky është problem politik. Ky rast duhet të raportohet nga Qeveria e Kosovës sa më shpejt në Bruksel që të marrin masa ndaj Serbisë”, thotë Qalaj.

    Avni Islami: Serbia po e provokon destabilizimin e Kosovës

    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka folur për “Front Online” lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë. Islami thotë se prezenca e tyre në kufi është për krijimin e ndonjë incidenti. Sipas tij, shteti serb kërkon destabilizim dhe tek ndërkombëtarët Kosovës t’ia lë fajet.

    “Provokimet janë të sinkronizuara me urdhër të Serbisë, që të krijohet ndonjë incident. Serbia është e interesuar për destabilizim, provokim të situatës, që të reagoj Kosova dhe Serbia të del para ndërkombëtarëve që Kosova po sjellë situata të tilla”, tha Islami.

    Ai thotë se presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë. “Provokimet e tilla duhet të shmangën nga Policia por shteti i Kosovës duhet t’i lajmërojnë ndërkombëtarët që presioni të bie mbi Serbinë, deklaroi Islami.

    Njohësi i sigurisë: Serbia po e provokon Kosovën njëjtë si Rusia – Ukrainën

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka krahasuar provokimet e Serbisë për Kosovën me ato të Rusisë kundër Ukrainës. Shala tha për “Front Online” se nga shteti serb pritën provokime të reja. “Të njëjtat provokime i kanë bërë ushtria ruse në Ukrainë. Duhet të kemi kujdes se atakime të tjera do të ndodhin ditët në vijim dhe duhet të shtohen kapacitet e sigurisë për të evidentuar çdo situatë”, përfundoi Shala për “Front Online”.

    Për këtë rast ka reaguar, edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar prezencës së katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë./ Front Online

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se Haradinaj është duke u shpërfaqur si person që e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ka vdekur komandanti i parë i KFOR-it, Gjenerali Sir Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ambasada britanike në Kosovë njoftoi për vdekjen e...
    Të tjera
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj...
    Lajme15 Tetor 2024
    Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës raportoi se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës. Me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Korporata amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit hapi sot në Prishtinë programin “Energji për Barazi” nëpërmjet të cilit synohet përfshirja dhe fuqizimi i grave...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Qipros në Ligën e Kombeve. Dardanët po vazhdojn me paraqitje fantast8ike kudnër qipriotëve,...
    Sport15 Tetor 2024
    Kosova ka dyfishuar epërsinë ndaj Qipros, në minutat e parë të pjesës së dytë të ndeshjes. Golin e dytë e shënoi Ermal...
    Sport15 Tetor 2024
    Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.