×
  • Opinione
  • Opinione

    Serbia, një Afganistan i ri në Evropë

    Hisen Berisha
    21 Qershor 2023
    Me aksionin diversant në territorin e Kosovës, i cili me Rezolutën 1244, të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është territor i mbrojtur dhe i garantuar në aspektin e sigirisë së brendshme – si ambient i sigurt dhe të jashtme – për mos ceninimin e tërësisë territoriale, Forcat e Armatosura të Serbisë, kanë kryer sulm ushrarak ndaj NATO/KFOR.
    Është fakt i deshmueshëm, se Serbia ka hyrë me Forca të Armatosura në territorin e Kosovës, ka sulmuar dhe zënë rob, pjesëtarët e institucionit të sigurisë – Policët e Departamentit të kontrollit të vijes së gjrlbërt/kufitare.
    Ky agresion ushtarak, si taktikë luftimi është aksion diversant, brenda në teritorin e Republikës së Kosovës, territor ky nën mandatin e NATO/KFOR.
    Kjo duhet trajtuar me shqetësim në Asamblenë e NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB. Duhet të trajtohet edhe në Depertamentin Amerikan të Shtetit.
    Mosreagimi protokolar i Serbis dhe mos lirimi i tre Policëve, duhet ta vë në veprim NATO, që të del me një vendim/raport, se Serbia ka shkelur Rezoluten 1244, e cila e ndalon hyrjen e Ushtrisë dhe Policisë së Serbis në Kosovë.
    Forcat Ushtarake zerbe, kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe  kanë shkelur  rezolutën 1244 [të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara] si dhe  marrëveshjen ushtarako-teknike [Marrëveshja e Kumanovës] për shkak se e kanë kaluar vijën administrative.
    Pra shkelja e rezulutës përkatësisht shkelja e marrëveshjes nërkombëtare, ka ndodhur dhe po mungon veprimi juridik ndërkombëtar, që do të qonte në ndërhyrje ushtarake ndaj Serbis.
    Do të duhej që NATO të ketë plan reagimi ndaj Ushtrisë serbe, që t’iu sherbente si “mësim i nxjerrur” jo veç për Serbinë.
    Në ketë rrethanë reagimi ndaj Serbisë, do të duhej të jetë shumë agresiv dhe i prerë.
    Përndryshe do ti stimuloj ambiciet e shteteve që veprojnë me logjikë të njejtë siç bëjnë ruset, apo siç bënë presioni Kina për Taiwan.
    Ky mësim që do nxjerrë Serbia, përveç shteteve që udhëhiqen nga e njejta logjikë, rasti i Kosovës dhe vet kjo çfarë po i ndodhë, duhet t’iu shërbej si ” mësim i nxjerrë” edhe komuniteteve tjera autoktone si shqiptarët në Kosovë Lindore, Sanxhak dhe gjermanët e hungarezët në Vojvodinë.
    Është koha e fundit, që edhe Vojvodina, Sanxhaku e Kosova Lindore të mendojnë për të ardhmen e tyre.
    Qëndrimi nën Serbi, do iu sjellë të njëjtin fat siç ne popujve tjerë që krijuam shtetët tona.
    Vojvodina, i ka të njejtat parametra juridike –  ndërkombëtar, historik dhe etnik, që të dalë republikë më vete.
    NATO/KFOR, mbase nuk e vlerëson strategjike ndërhyrjen direkte, aq me tepër kur Rusia e deshiron një luftë me NATOn në Evropë.
    Atëherë, duhet krijuar “task forcë” për ndjekjen dhe eliminimin e grupeve kriminale terroriste, si Wagner, “Rojat e Urës” , “Civilna Zastia” e tjera formacione që janë krijuar nga ushtarak e kriminel lufte të liruar nga ushtria serbe, që mbështeten nga ushtria e rregullt shtetrore e Serbis.
    Këto grupe janë të lidhura me udhëheqjes shtetrore serbe, ku përmenden emra të veçant si vëllai i presidentit serb Vuçiq dhe rrjeti kriminal brenda shtetit.
    Karakteri trsnsnacional i veprave të këtij rrjeti kriminelësh shtetêror serb, disa nga të cilët janë edhe në listën e zezë të SHBA, fakti se siguria ndërkombëtare mbrohet në çdo pjesë të globit, mbështetur në udhërin e Presidentit amerikan, kjo “task force” duhet ti ndjekin dhe eliminojnë këto grupe kriminale e terroriste edhe shtetërore, të cilat po shpërndajnë konflikte në dhe me vendet fqinje, duke i  penguar në zhvillimin e tyre dhe dhunuar
    demokracinë, siç janë Kosova, Mali i zi, Bosnja, etj.
    Këtu do të duhej intensifikuar veprimi politik dhe diolomatik i  Shqipërisë në ftohjen e marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbin, në tri cilësi po ashtu, si dy shtete të të njejtit komb me Kosovën, shtet fqinjë me Serbinë, ku Kryeministri shqiptarë e Presidenti serb, janë ideator të “Ballkanit të Hapur” – promovues të “paqes” dhe standardeve të “procedit të Berlinit” dhe cilësia më obliguese është fakti se Shqipëria është shtet anëtar i NATOs ndaj, duhet të ketë rol kyç në rajon, qoftë me ofrimin e zgjidhjeve të harmonizuara politike, qoftë në luftimin e rrjeteve të krimit dhe bartësit e tyre grupor apo shtetëror.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.