×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia ndan 102.000 euro për hapjen e laboratorit për testime PCR në Mitrovicë të Veriut

    FrontOnline
    17 Gusht 2020

    Qeveria e Serbisë ka ndarë 12 milionë dinarë, që i bien 102.000 euro për hapjen e një laboratori në Mitrovicë të Veriut, për të kryer testime PCR për COVID-19.

    Lajmi është bërë i ditur të hënën nga Radio Televizioni i Vojvodinës.

    Mjetet do të ndahen përmes Zyrës për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

    Në fakt, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka paralajmëruar hapjen e një laboratori të tillë në Mitrovicë të Veriut para dhjetë ditësh, por deri më tash asnjë nga institucionet kosovare e as bartësit e tyre nuk kanë reaguar në lidhje më këtë.

    Aktualisht, testimet PCR në Kosovë i kryen vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë licenca edhe për dy institucione private për të kryer teste PCR, ndërkohë për teste serelogjike janë licencuar dhjetëra laboratorë.

    Rastet në komunat në veri të vendit deri më tash kryesisht janë menaxhuar nga organet paralele. Testet janë kryer në të shumtën e rasteve në qytete të Serbisë, sikurse që edhe pacientët në gjendje më të rëndë kanë marrë trajtime në Nish, Kralevë e qytete tjera të shtetit fqinj.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Janar 2025
    Biznismeni Behgjet Pacolli, tutje për FrontOnline ka zbuluar se ka investuar një shifër të konsiderueshme të parave për ta blerë aeroplanin e...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    I dyshuari për vrasjen e sotme të shumëfishtë në Cetinje të Malit të Zi është Aco Martinoviq (45 vjeç) nga po ky...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Ka shkuar në shtatë, numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi. Siç raporton transmetuesi publik malazez RTCG, në...
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Albert Bucolli nga Pokleku i Vjetër i Drenasit, është duke u përballur me një situatë të jashtëzakonshme. Në pronën private të tyre,...
    Lajme01 Janar 2025
    Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës, nga sot do të paguhen me kilometër. Lajmin e ka...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Viti i Ri ka filluar me një incident me 10 viktima, në lagjen franceze në New Orleans, thanë zyrtarët e qytetit herët...
    Lajme01 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka shprehur mirënjohje ndaj Bacit Azem, mikut të familjes së tij, për mbështetjen e fuqishme...
    Lajme01 Janar 2025
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka ritheksuar edhe një herë përkushtimin e shtetit të tij për të ndihmuar...
    Lajme01 Janar 2025
    KFOR përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka njoftuar se ushtarët amerikanë kanë kryer patrullime në veri të Kosovës. Nga KFOR...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.