Beogradi zyrtar ka treguar ofertën që do ta paraqes në takimin e 4 shtatorit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë – SHBA, e që nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq është shprehur se delegacioni serb është përgatitur të ofrojë një pako serioze për krijimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ai ka specifikuar se bëhet fjalë për një lidhje infrastrukturore ndërmjet dy shteteve. Gjuriq, i cili është anëtar i delegacionit të udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, do të marrë pjesë në bisedimet në Uashington.
“… e them se kjo paketë do të jetë me përfitim të ndërsjellë ekonomik”, u shpreh Gjuriq për mediat serbe.
Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.