×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbia dëshiron tensione”/ Dugolli: Rreziqet janë reale, por ne me çdo kusht e mbrojmë territorin tonë

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për provokimet e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në kufi.

    Ai ka thënë se qëllimet e Serbisë janë të qarta, por institucionet e Kosovës janë në krye të detyrës.

    “Të gjitha këto raportime edhe ajo që e ka raportuar kryeministri edhe ajo në Merdarë këto provokime janë të vërteta, Serbia me këto provokime të tilla dëshiron ta tensionojë situatën. Qëllimet e Serbisë janë të qarta për ne, është mirë që institucionet tona janë në nivel të detyrës dhe nuk kalon asgjë pa u vërejtur prandaj qytetarët janë të sigurt sepse institucionet tona janë në krye të detyrës”, u shpreh ai.

    Dugolli ka vlerësuar se rreziku është real pasi Serbia dëshiron ta minojë paqen dhe stabilitetin e vendit, por që Kosova mund të mbrohet.

    “Ne në vazhdimësi kemi thënë se derisa qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk ndryshon, rreziqet mund të jenë reale sepse ata dëshirojnë ta minojnë paqen dhe stabilitetin, janë të predispozuar që të veprojnë kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës por ne jemi të vendosur që me çdo kusht ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka theksuar deputeti për Gazeta Blic.

    Duke marrë parasysh këto provokime, Dugolli flet për mundësinë e një sulmi si ai i Banjskës.

    Ai thotë se rreziku ekziston derisa grupi që ka aktakuzë është i lirë dhe vazhdojnë të stërviten.

    “Me vet faktin që grupi i identifikuar tashmë që ka aktakuzë zyrtare është i lirë në Serbi, përveç atyre që janë kapur dhe janë në procesin gjyqësor, ata po vazhdojnë të stërviten dhe të rigrupohen, rreziqet janë aty sepse lëre që nuk janë të kapur por nga Serbia s’ka gatishmëri që t’i dorëzojë ata e të përballen me drejtësinë në Kosovë”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Enver Dugolli

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë. Si...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti dhe atë që e ka quajtur “nëntoka”...
    Lajme15 Tetor 2024
    Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka publikuar një fotografi me Presidenten Vjosa Osmani, që thotë ta kenë bërë kohë më parë, në...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident mes dy veturave në Gjakovë. Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësi rajonal...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara ku Shefja e GP të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të bisedave të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. “Raportimet...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Dy shtete kritike të fushëbetejës – Georgia dhe Karolina e Veriut – po fillojnë votimin e hershëm personalisht këtë javë. Mes një...
    Sport15 Tetor 2024
    Ikona braziliane Neymar e ka mbështetur bashkatdhetarin e tij dhe yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, për të fituar Topin e Artë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni deklaroi në senat se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të zbatohet edhe nga shtetet e tjera...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.