×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: Më mirë se urimet, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Kurtit

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane.

    Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa vlera amerikane, për të cilat thotë se qeveria Kurti nuk i implementon.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:

    NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetra herë.

    NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.

    NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.

    NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.

    NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.

    NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.

    NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.

    NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.

    Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur sërish për rritjen e prodhimit të grurit në Kosovë për vitin 2024. Peci përmes një...
    Lajme07 Korrik 2024
    Bordi i RTK-së përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko – privat gjeneron barriera...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, thotë për Front Online se Kontrata Kolektive është dashur të negocitohet, në mënyrë që punëtorët...
    Kronika07 Korrik 2024
    Një person në Zubin Potok sapo ka vërejtur patrullën policore është larguar nga vetura në drejtim të panjohur ku dyshohet të kishte...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se qeveria “Kurti” nuk ka bërë pothuajse asnjë punë që do ta...
    Kronika07 Korrik 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi njëri prej tyre ka rrahur policët, ndërkaq dy të tjerët i penguan ata në kryerje...
    Sport07 Korrik 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka pas humbjes ndaj Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit, është shprehur se është trishtim dhe zhgënjim kjo...
    Kronika07 Korrik 2024
    Policia e Kosovës është ende në kërkim të burgosurit Faton Hajrizit, i cili akuzohet për vrasje. I dyshuari u arratis nga burgu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.