×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj: LDK-ja më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit, tranzicionit politik po i vjen fundi

    FrontOnline
    04 Tetor 2024

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj është shprehur se partia e tij është më e gatshme se kurrë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Ndër të tjera, ai shton se me qeverisjen e fundit, ka ardhur dhe fundi i tranzicionit politik në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

    “Unë mendoj se qeveria aktuale ka dalë përtej pritjeve tona për së keqi, ne e kemi ditur që nuk munden, e kemi ditur që nuk dinë, kanë narrative populiste, pabaza e të paqëndrueshme, por nuk e kemi menduar se mund të shkojnë deri kaq, të demoluar në çdo aspekt. Jemi te sanksionuar, izoluar të demoluar”, tha deputeti.

    “Por me punën që e ka bërë LDK-ja, me kandidatë për kryeministër, Lumir Abdixhikun, i cili besojmë se do jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, mendojmë se jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë dhe një herë. Kemi dijen, potencialin, eksperiencën”.

    “LDK-ja është me e gatshme se kurrë që t’iu hyjë këtyre zgjedhjeve. Mendoj se me qeverisjen e fundit të Albin Kurtit, po e shoh dhe fundin e një tranzicionit politik në Kosovë”, u shpreh Selmanaj në “DPT te Fidani”.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike ka prezantuar të premten pesë kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit. Prezantimin e tyre e ka bërë nënkryetari i...
    Lajme04 Tetor 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpifje.Rreth tre muaj më parë Elezi kishe publikuar një...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kurti tha...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë. Atje, Osmani u...
    Lajme04 Tetor 2024
    Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili tashmë është pjesë i koalicionit  ''Lista për Familjen'' bashkë më AKR-në e Behgjet...
    Sport04 Tetor 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit në Ligën...
    Lajme04 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti sot në takim drejtorin e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Siguri të Kroacisë, kolonelin Drazhen Jozhef....
    Lajme04 Tetor 2024
    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tre shtetasve nga Shqipëria, të cilët janë në kërkim si të dyshuar...
    Lajme04 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.