Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina” veprimtarin e njohur Selatin Novosella.
Kreu i shtetit tha se Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën.
“Në 75 vjetorin e lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë politike atdhetare, veprimtarin e njohur Selatin Novosella e dekorova me urdhrin “Hasan Prishtina”. Në këto pesë dekada, Selatin Novosella ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën. Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”, shkroi Thaçi në Facebook.