×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari Blinken uron Kurtin: Dialogu me Serbinë të nisë pa vonesë

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.

    Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

    Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës.

    Më tej, në letër aika kërkuar përfshirjen e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë pa vonesa, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim, ka thënë sekretari Antony J. Blinken.

     

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se forcat ushtarake serbe janë afruar 50 metra në kufirin me Kosovën. Lidhur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia e Komunikacionit Rrugor në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, raportohet se është sulmuar brutalisht Mitrovicën e Veriut. Sipas EkonomiaOnline, Rakiq është rrahur mbrëmë rreth orës...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar datën e takimit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, përkundër paralajmërimit të përfaqësuesit të BE-së...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Është rihapur rruga Korçë-Ersekë, ku rruga tanimë është bërë edhe më e shkurtë. Kështu të paktën ka bërë të ditur kryeministri shqiptar,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se kjo ministri ka pritur dhe akomoduar sot 68 afganë, për...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja. Tutje, ai...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dalë me sqarim sa i përket çështjes me shujta të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.