Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja e çmimeve.
Sejdiu thotë për “Front Online” se në baza vjetore duhet të rritë koeficienti i pagave.
“Koeficienti i pagave duhet të rritet paralelisht me situatën ekonomike duke përfshirë inflacionin. Rritja e koeficientit duhet të jetë në baza vjetore”, ka deklaruar Sejdiu për Front Online.
Pas rritjes së pensioneve po kërkohet rritja e pagave për 35%