×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Më shkarkuan pa paralajmërim, u prek xhepi i dikujt

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Bordi i SHSKUK-së e ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Arsyet që i ka dhënë bordi për shkarkimin e tij lidhen me raportin e auditorit të brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta si gjetjet e bordit, keqmenaxhim e performansë të dobët.

    Sejdiu në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që si arsye për shkarkimin e tij ka qenë se sipas tij, është prekur xhepi i dikujt.

    “Shkarkimi im do të thotë që unë jam më lehtë si person, por nëse dështon një menaxhim ose nuk je ai që mund të kontribuosh gjithmonë do të ngarkohen qytetarët, Krenari është që në këtë periudhë, kemi arritur që të bëjmë transformim komplet”.

    “Është periudha më e ndritur në shëndetësinë kosovare. Kemi kursyer xhepin e qytetarëvem, mijëra euro të ekonomisë familjare për qytetarët”, ka thënë Sejdiu duke shtuar se ndjehet krenar.

    Sejdiu vlerëson se ai është shkarkuar nga bordi i SHSKUK-së, pasi sipas tij, është prekur interesi i dikujt.

    “Janë prekur interesat që ne i kemi ndërprerë miliona euro. Qe 2 vjet, asnjë pacient nuk është referuar për t’u shëruar jashtë, kemi filluar të gjitha klinikat me pajisje të reja që t’u ofrojmë shërbimet që kanë munguar”.

    Sejdiu ka thënë se meqenëse janë bërë ndryshime për të mirë në shëndetësi, nuk është dashur të ndodhë shkarkimi.

    “Nëse nuk është prekur interesi i dikujt, cila mund të jetë arsyeja tjetër për këtë që ka ndodhur”, është shprehur Sejdiu.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.