×
  • Lajme
  • Lajme

    Sebastian Kurz uron kandidatin e PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Kurz e ka uruar Hoxhajn për kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

    Kancelari i Austrisë e ka siguruar Hoxhajn për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkrahjen e tij dhe shtetit austriak për Kosovën.

    Ndërsa, Hoxhaj ka falënderuar kancelarin austriak për urimin miqësor dhe mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

    “Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtet-ndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung!”, shkruan Hoxhaj në Facebook

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.