×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca për Trustin Pensional, kërkohet miratim urgjent

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas tri jave pushim, nesër pritet t’iu përvishen punëve për të cilat kanë marrë besimin e qytetarëve.

    Sesioni vjeshtor parlamentarët do t’i gjejë me tema të mbetura në gjysmë. Miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike po shihet si prioritet për deputetët, por krahas kësaj nga organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit, thonë se dialogu me Serbinë dhe miratimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje finale, do të jetë sfidë për deputetët.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress, se qeveria Hoti nuk po e ka mbështetjen politike për të çuar përpara agjendat e qeverisë.

    Kjo thotë se do të reflektojë te qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.

    “Kjo legjislaturë ose qeveria aktuale si duket nuk ka mbështetje politike që përkthehet në vota për të dërguar agjendën legjislative, qoftë agjendat politike të qeverisë. Kur një qeveri nuk i ka të garantuara votat e duhura për të votuar ligje me rëndësi ose politika me rëndësi natyrisht se kjo reflektohet tek qytetarët dhe qeverisja në përgjithësi…Kosova me këtë qeveri të brishtë që ka aktualisht, me një qeveri që nuk i ka numrat e duhur edhe për ligje të thjeshta, atëherë̈ sigurisht fundi i viti mund të ketë pasoja edhe për procese tjera të rëndësishme. Nuk duhet harruar faktin se Kosova nuk e ka komoditetin të mos e miratojë projektligjin për buxhet brenda këtij viti kalendarik”, thotë ai.

    Miftaraj thotë se Kuvendi përveç agjendës legjislative, ka ngecur edhe në emërimin e pozitave në borde e komisone që janë kompentencë e tyre.

    “Për sa i përket agjendës legjislative për vitin 2020, do të jetë një ndër legjislaturat që ka përmbushur më së paku agjendë legjislative. Këtu ku po flas për Kuvendin, po them që është faji edhe qeverisë aktuale që nuk ka qenë në gjendje të përmbush obligimet e saj dhe t’i dërgojë ligjet në Kuvend”, thotë Miftaraj.

    E Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) thotë se mundësia e votimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe votimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të jenë prioritetet e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

    “Duke pasë parasysh se në sesionin pranveror nuk janë realizuar shumë prej agjendës së qeverisë, besojmë̈ që edhe në sesionin vjeshtor kjo do të jetë mjaft e vështirë̈. Po ashtu janë dy tema të rëndësishme që gjithsesi duhet të jenë prioritet e që është dialogu Kosovë-Serbi dhe rimëkëmbja ekonomike, e cila duhet të ketë një fokus të veçantë…Ne shohim një dinamikë të re për dialogun, besojmë që një marrëveshje e mundshme gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, atëherë duhet të vinte gjatë këtij sesioni. E po ashtu edhe pako për rimëkëmbje ekonomike do të ishte një prej temave kryesore që do të merrte këtë sesion gjatë vitit 2020”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banoret e shout më të madh në vend, Gresa dhe Drenusha po diskutonin se si Ana nuk u largua nga shtëpia, ani...
    Vip22 Nëntor 2024
    Një tjetër debat i ashpër u zhvillua sonte para ‘Prime’-s, mes banorëve në shtëpinë e BBVK3. Banorët që zhvilluan këtë debate ishin...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.