×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Së shpejti themelohet liga mbarëshqiptare e basketbollit

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Basketbolli shqiptar së shpejti do të ketë ligën mbarëkombëtare.

    Për këtë gjë, sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të kryesuar nga Arben Fetahu.

    Në këtë takim koordinues u diskutua për marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare Shqiptare të Basketbollit, e cila mundëson zhvillimin e garave mes klubeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të MKRS-së:

    Kryetari Fetahu e njoftoi ministren Dumoshi se orientimisht në pjesën e parë të shtatorit marrëveshja pritet të nënshkruhet në Tiranë mes dy federatave në prezencën e ministreve homologe.

    Po ashtu, kreu i FBK-së, Arben Fetahu, e informoi ministren edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen basketbollistët dhe federata për shkak të pandemisë. Ai tha se po presin kur autoritetet do të lejojnë zhvillimin e stërvitjeve dhe garave nëpër palestra dhe menjëherë të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

    Nga ana e saj, Ministrja Dumoshi, u shpreh se mirëpret nismën për themelimin e Ligës Mbarëkombëtare dhe MKRS-ja është e gatshme që të mbështesë këtë ligë në bazë të kapaciteteve të mundshme të saj.

    Po ashtu, ministrja tha se në koordinim me autoritetet përgjegjëse shtetërore, do të angazhohet që sa më shpejt që është e mundur të lejohet nisja e garave për sezonin e ri në basketboll.

    Ministrja i informoi krerët e FBK-së edhe për mbështetjen që do të kenë basketbollistët nga fondi emergjent i MKRS-së, ku ata pritet të përfitojnë drejtpërsëdrejti.

    Nga Rubrika
    Sport08 Prill 2025
    Arsenali e ka mposhtur bindshëm Real Madridin me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.  ...
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.