Një 26-vjeçar nga Prizreni, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika.
Lidhur me ngjarjen tragjike si i dyshuar është ndaluar një shtetas turk.
Rastin po e heton Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Zëdhënësja Fitore Mehmeti – Sejrani, tha për Klankosova.tv se E.A dyshohet për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Mehmeti-Sejrani theksoi se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Rasti është duke u hetuar nga prokuroria në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund t’ju japim detaje tjera”, tha ajo.