×
  • Lajme
  • Lajme

    S’di a më jep Zoti jetë me prit ndryshim, voton 80 vjeçarja në Gjilan

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Rritje të pensioneve, po kërkon 80 vjeçarja nga Livoçi, e cila thotë se gjithmonë ka dhënë votën e saj.

    Nuk e ka ndaluar as moti i ftohtë dhe të reshurat e dendura të borës, që të vie në qendrën e votime në Gjilan, për të votuar për atë që ia beson kërkesat që ajo ka.Halime Kçiku e cila ka tetë dekada jetë thotë se do të votojë sa të ketë jetë, por që nuk e dinë se a do të ketë mundësi t’i pres ndryshimet.

    “Gjithmonë sa të jam gjallë…çka të donë ata, çka të bëjnë rahmet. Po pres, në mujsha me prit ku me dit a na jep Zoti jetë”, thotë ajo për KP.

    Ani pse e shoqëruar nga djali i saj, thotë për KosovaPress se dëshiron të votojë vetë pa e asistuar dikush.

    “Me na i rrit pak pensionet, në mujshin me na rrit faleminderit…kom qef me votu, vet kom qef”, ka shtuar ajo.Ajo votën e saj e ka dhënë paraditen e sotme në shkollën “Abaz Ajeti”, në Gjilan.

    Zyrtari i lartë ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Gjilan ka treguar  se deri në orën 11:00, kanë votuar 7,85 për qind e qytetarëve.

    Në Komunën e Gjilanit janë 34 qendra votimi dhe 118 vendvotime.Të drejta vote kanë 94,923 votues, ndërsa 8100 votues janë më pak në krahasim me zgjedhjet e kaluara për shkakun e pastrimit të listës së votuesve që kanë pasur dokumente UNMIK-ut, të vdekurit dhe për votuesit që kanë aplikuar për të votuar përmes postës.

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.