×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Schwarzenegger: Ndjehem sikur do të bëhem president i SHBA, Biden e Trump janë shumë të vjetër

    FrontOnline
    26 Tetor 2023

    Me rastin e daljes në treg të librit të tij të ri ” Be Useful: Seven Tools for Life “, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, ishte në Londër dhe pranoi para kamerës së BBC se do të ishte një president i shkëlqyer nëse do të mund të kandidojë për postin më të lartë të Shteteve të Bashkuara, transmeton FrontOnline.

    “Ndjehem sikur do të bëhem një president i madh”, tha ylli i famshëm, i cili vjen nga Tal i Austrisë, ku jetoi deri në moshën 19-vjeçare.

    “Ajo që kam arritur është falë Amerikës. Më dha kaq shumë mundësi dhe populli amerikan ishte aq mikpritës, sa më pritën krahëhapur. Nuk kishte njeri që të më ndalonte nga suksesi im. E vetmja gjë që nuk mund të bëj është të kandidoj për president, por nuk do të ankohem për këtë”, tha Schwarzenegger, duke shtuar: “Do të ishte pak egoiste të dilja dhe të përpiqesha të ndryshoja ligjin”.

    Megjithatë, duke folur për ndeshjen mes dy kandidatëve Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024, ai ishte veçanërisht i ashpër duke theksuar se ata janë shumë të vjetër për të pretenduar sërish pozicionin e lakmuar në Shtëpinë e Bardhë.

    “Shpresoj që Amerika të gjejë kandidatë më të rinj, në të 40-at apo edhe të 50-at, dhe t’u japë atyre një shans”, përfundoi ylli./FrontOnline/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%). Rreth...
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Të tjera
    Vip09 Tetor 2024
    Në emisionin ‘PaProtokoll’ është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”. Pjesë e panelistëve ka qenë edhe ish-finalistja e BBVK,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Mendimi për motin – 9.10.2024 – Trendet javore Sipas trendeve të fundit javore, javën e ardhshme, pritet të kemi mot më të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se për të heronj janë të gjithë ata që kanë luftuar,...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00...
    Sport09 Tetor 2024
    Opinioni i futbollit në Kosovës është habitur mbrëmë kur doli lajmi se Drenica e pakënaqur me rezultatet, ndau rrugët me Megzon Visokën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.