×
  • Lajme
  • Lajme

    Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duke u zotuar se do të punojë edhe personalisht me të dyja vendet.

    Scholz i bëri komentet në hapje të samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.

    “Na duhet një dinamikë e re… do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse.

    “Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato e shfrytëzojnë këtë mundësi”, shtoi ai.

    I lansuar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, Procesi i Berlinit shënon sivjet dhjetë vjet.

    Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.

    Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

    Duke folur për rëndësinë e Procesit të Berlinit, Scholz tha se ai “është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

    “Bashkimi Evropian është i kompletuar me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tijën”, tha ai.

    Scholz, po ashtu, paralajmëroi nënshkrimin e dy dokumenteve të reja në samitin e sotëm, që, siç tha, do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë.

    I pari, sipas tij, ka të bëjë me një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal, ndërsa i dyti ne një marrëveshje të re për lëvizjen, që përfshin edhe qasjen në arsimin e lartë.

    “Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së”, shkroi në Facebook kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është i pranishëm në samit.

    Përgjatë viteve, në Procesin e Berlinit janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar. /REL/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka njoftuar se gjashtë javës së kaluar janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës. “Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave...
    Lajme14 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në përpikmëri e ka çuar deri në fund “planin e saj”, që për këshilltare...
    Të tjera
    Lajme14 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, të 56-tën për këtë vit. Mbledhja pritet të nis nga ora...
    Lajme14 Tetor 2024
    vKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Berlin në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me ministrin e...
    Lajme14 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, duke e quajtur dështim total. Ai përmes...
    Lajme14 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri tha se nuk e kishte menduar kurrë se Kuvendi do...
    Lajme14 Tetor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline ka komentuar fjalimin e kryeministri Albin Kurti të cilin e mbajti të shtunën e kaluar para...
    Kronika14 Tetor 2024
    Dje një person në Viti ka raportuar se derisa ka qenë në veturë, disa persona kanë vrapuar në drejtim të tij dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.