×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK “nuk e përjashton” grevën e përgjithshme në shtator

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Pas takimit me veprimtarët sindikal në Pejë e Gjakovë, ky aktivitet i mbështetur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit, ka vazhduar në Prizren me veprimtarët sindikal nga ky qytet dhe nga Suhareka, Dragashi, Mamusha e Univeristeti i Prizrenit.

    Pjesë e këtij aktiviteti sindikal janë edhe përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj dhe Arrita Rezniqi, të cilët kanë prezantuar doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme, që e kanë përgatitur në bashkëpunim me SBASHK-un. Ashtu si në Pejë e Gjakovë edhe në Prizren nga pjesëmarrësit kanë uruar që Qeveria të ndryshojë qasjen dhe të nisë dialogun me mirëfilltë me SBASHK-un e nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ata kanë shprehur shqetësimin se anëtarësia do të kërkojë veprime sindindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në shtator.

    Edhe në takimin në Prizren, drejtori i Qendrës Amerikane të Solidariterit me seli në Tiranë, Steven McCloud ka treguar për angazhimet e qendrës që drejton, duke shtuar se do të vazhdohet me bashkëpunimin për të forcuar edhe më shumë zërin sindikal. Kryetari i SBASHK-ut z. Rrahman Jasharaj edhe në Prizren ka përgëzuar veprimtarët sindikal për përkushtimin duke falënderuar z. Seven për gjithë angazhimet në mbështetje të SBASHK-ut e duke kujtuar me krenari miqësinë e krijuar në vitet e vështira për arsimin shqip me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës dhe m sindikata simotra nga vende të Evropës e botës.

    Jasharaj ka përsëritur se sindikata do të vazhdojë me angazhimet që të ketë dialog e të bëhet realizimi i kërkesave legjitime të anëtarësisë, që u publikuan edhe në protestën e 1 majit, por nëse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj sindikatës dhe dialogut, atëherë do t’i shtrëngojmë radhët dhe do të nisim me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme duke respektuar kështu zërin e vullnetin e anëtarësisë. Bashkëbisedën me veprimtarët sindikal edhe në Prizren e kanë zhvilluar nënkryetarja e SBASHK- ut, Vjollca Shala, koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe përfaqësuesi i IKD-së Naim Jakaj duke u përgjigjur edhe në pyetjet e pjesëmarrësve të këtij aktiviteti duke e prezantuar edhe përmbajtjen e doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme.

    Në takimet e veprimtarëve sindikal në Pejë, Gjakovë e Prizren, ishte porosi që të vazhdohet me përpjekjet që të ketë dialog për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë, por nëse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar, atëherë do të shkohet me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor të Kosovës.

    Takime të tilla për të biseduar për grevat e për ta prezantuar doracakun për shpalljen e grevës
    së ligjshme do të mbahen edhe me veprimtarë sindikal nga komuna tjera të Kosovës.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.