×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u në Ditën Botërore të Mësuesit thotë se nuk gjeti arsye për festë

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media në Ditën Botërore të Mësuesit ka thënë se mësuesi në Kosovë, në 5 tetorin e këtij viti nuk gjeti arsye për festë.

    “Pagat e kolegëve të tyre në shtetet e rajonit shënuan rritje të dukshme e mësuesi në Kosovë mbeti duke u përballur me sfidat e kohës e me përpjekjet për të lidhur fillimin e muajit me fundin. Madje, më keq se kjo mësuesi në Viti nuk mori fare as atë pagën, që është më e ulta krahasuar me shtetet e rajonit, dhe u desht që përfaqësuesit e  tyre të dalin para Qeverisë në ditën e 4 tetorit, pikërisht para ditës botërore të mësuesit, jo për të festuar por për të kërkuar, tani jo rritje page, po pagën e muajit shtator”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

    Tutje theksohet se mësuesi në Kosovë ende është pa rritje page, pa Kontratë Kolektive të arsimit e pa shumë kërkesa të realizuara e nën presion se ajo që i ndodhi mësuesit në Viti mund t’u ndodh në muajin e ardhshëm edhe mësuesve në shumë komuna të tjera.

    “Mësuesi në Kosovë është mësuar me sfida e me telashe pa fajin e tyre, por me dinjitet kanë festuar 7 Marsin – ditën kombëtare të mësuesit.E kujtojnë edhe ditën botërore bashkë me 11 milionë kolege e kolegë në Evropë dhe me 32 milionë kolege e kolegë në tërë botën nga të cilët kanë pasur dhe kanë mbështetjen e tyre. E kjo mbështetje u erdhi para dy ditëve edhe një herë nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka përsëritur thirrjen e tij se edhe pse ka reshje mbi vendin tonë, vërshime nuk do të ketë....
    Lajme05 Tetor 2024
    Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së. Nga SHSKUK...
    Lajme05 Tetor 2024
    Një person, rreth 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrugë n “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Rastin për Front Online, e ka...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, tha se kërkon nga bashkëpartiakët...
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, ku ndër tjera ka...
    Lajme05 Tetor 2024
    Tabela të mençura me informacione që tregojnë për vendparkimet e lira apo jo, tashmë janë të vendosura në disa rrugë të Prishtinës....
    Lajme05 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Këtë javë, Federata e Sindikatave e Shëndetësisë mbajti një konferencë për media, ku listoi disa shqetësime të...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij derisa ka folur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën....
    Lajme05 Tetor 2024
    Një karrocë fëmijësh që u pa në rrugën “Ilir Konushevci” afër “Xhamisë së Llapit” në Prishtinë, fillimisht ngjalli dyshime se ajo është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.