×
  • Lajme
  • Lajme

    Sarrazin: Kosova s’e dëgjoi as Gjermaninë sa i përket çështjes së dinarit

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se vërehen shumë probleme në Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për valutat monetare, duke përfshirë këtu edhe dinarin serb.

    Ai ka theksuar se politika e ka për detyrë që të lehtësojë jetën e qytetarëve, e jo të vështirësojë, duke folur për serbët dhe Rregulloren e re të BQK-së.

    “Mendimi gjerman dhe i partnerëve të mëdhenj në Bashkimin Evropian është i qartë, e kuptojmë që është një qëllim legjitim të jetë Euroja si e vetmja valutë monetare në Kosovë e të fuqizohet kjo”.

    “Por masat që janë marrë janë jo të duhura dhe vërejmë shumë probleme në terren për serbët e Kosovës, në jetën e tyre të përditshme dhe politika ka për detyrë që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të rëndomtë të Republikë suaj dhe jo t’ua vështirësojë jetën”, ka pohuar Sarrazin në Info Magazine të Klan Kosovës.

    I pyetur se a e ka pyetur Kosova shtetin gjerman para se të marrë këtë vendim, Sarrazin u përgjigj: ” Është më se e qartë sepse më vonë ishim më se të qartë lidhur me nevojën për të zhvilluar një mënyrë tjetër të të bërit kësaj, nëse kanë biseduar më herët dhe nuk kanë dëgjuar, ose edhe nëse nuk kanë biseduar e nuk kanë dëgjuar është e parelevantë tani për mendimin tim”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.