Stadiumi “San Siro”, i njohur edhe si “Giuseppe Meazza”, nuk do të presë më finalen e Ligës së Kampionëve 2027 pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të martën.
Stadiumi i Milanit dhe Interit shte zgjedhur si vendi pritës për finalen e Ligës së Kampionëve 2027 në maj, por nuk mund të garantohej që stadiumi do të ishte plotësisht i disponueshëm pas tri vjetësh.
Meqenëse autoritetet lokale nuk mund të garantonin se stadiumi nuk do të ndikohej nga punimet e rinovimit në vitin 2027, UEFA ka vendosur të heqë të drejtat e pritjes nga San Siro dhe tani do të rihapë procesin e tenderimit.
Pritet që një vend i ri pritës të vendoset rreth majit 2025. /Telegrafi/