×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sallatat e gatshme, strehë bakteresh

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Shumë prej supermarketeve ofrojnë një larmi sallatash të gatshme e të paketuara këndshëm.

    Ato e lehtësojnë punën dhe kursejnë shumë kohë.

    Por shumë nga kuzhinierët që përkujdesen me devotshmëri ndaj pastërtisë në kuzhinë janë të shqetësuar me të drejtë mbi pastërtinë dhe sigurinë e këtij produkti të gatshëm.

    Një studim i vitit 2016 i publikuar në revistën Applied and Environmental Microbiology shpjegon se sallatat e gatshme mund të nxisin shumimin e baktereve të dëmshme.

    Studimi britanik analizoi lëngjet e lëshuara nga sallata e prerë dhe e paketuar dhe zbuloi një nivel të lartë ndotjeje me salmonelë.

    Pavarësisht kushteve frigoriferike, bakteret e akumuluara në paketim shumoheshin në mënyrë drastike në një afat kohor prej 5 ditësh.

    Në këtë hark kohor numri i baktereve shkonte nga 100 në 100.000 qeliza.

    Ky është një nivel tepër i lartë për të shkaktuar helmim nga ushqimi.

    Lëngu i lëshuar në paketim krijonte një shtresë të padukshme për syrin e njeriut, i cili mbështillej në çdo gjethe të sallatës duke i zaptuar bakteret në thellësi.

    Një gjë e tillë, bënte që pavarësisht larjes së sallatës me ujë të bollshëm, ajo ishte sërish plot e për plot me baktere. Këto të fundit e gjejnë rrugën drejt barishteve falë ujit, dheut por edhe duarve të njeriut.

    Një ndotje e tillë mund të shkaktojë jo vetëm helmim nga ushqimi por edhe vdekje të parakohshme.

    Një nga barishtet më të brishta ndaj baktereve është spinaqi.

    Sallata e paketuar duhet larë mirë pavarësisht çfarë thuhet në paletim

    Shumë paketime sallatash të gatshme shkruajnë që sallata është e larë dhe gati për t’u ngrënë.

    Ky njoftim nuk duhet t’ju pengojë që të lani sallatën sërish.

    Përpara larjes së sallatës, sigurohuni të lani duart dhe ambientin e kuzhinës për të shmangur ndotjen e mëtejshme.

    Këshilla sigurie për blerjen e sallatës së gatshme

    Ekspertët kanë përpiluar disa këshilla sigurie për blerjen e sallatës së gatshme në market.

    Sipas tyre, ju duhet të blini sallatën me datën më të afërt të paketimit.

    Ju duhet të siguroheni që paketimi nuk është i dëmtuar dhe gjethet e sallatës janë të freskëta, të thata e të forta.

    Kur të shkoni në shtëpi, qesen duhet ta mbani në frigorifer dhe ta hani sa më shpejt.

    Nëse vëreni që në paketim janë akumuluar lëngje apo gjethet po vyshken, hidheni atë në plehra.

    Duke qenë se sallata duhet larë medoemos, mos shpenzoni para të blini paketime ku shkruhet që sallata është e larë. / AgroWeb

    Nga Rubrika
    Sport07 Gusht 2025
    Nga Liga e Kampionëve i ‘shporri’ Shkëndija! Tronditja që pësoi klubi më i trofeshëm rumun nga eliminimi prej ekipit shqiptar nga Tetova,...
    Sport07 Gusht 2025
    FIFA e ka përditësuar ranglistën sa i përket kombëtarëve në kategorinë e femrave. Kosova gjendet në vendin e 93-të. “Dardanet” janë ngritur...
    Sport07 Gusht 2025
    Baseli e fituar thellë derbin ndaj Young Boys në xhiron e katërt të ligës elitare zvicerane. Ata ngadhënjyen me rezultat 4:1 ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Gusht 2025
    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren,...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi të enjten dyshohet se kanë paguar me para false...
    Lajme07 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”. Haziri ka thënë se...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan. Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.