×
  • Lajme
  • Lajme

    Salihi nga Instituti GAP për përmbushjen e premtimeve elektorale: Në disa raste, kryetarët i ekzagjeruan gjetjet

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Gjatë ditës, Instituti GAP i ka publikuar të dhënat e komunave në raport me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

    Në lidhje me këtë, Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se prej momentit të publikimit të këtij raporti, nuk ka shkuar kohë e gjatë kur kryetarët e komunave i kanë marrë këto të dhëna dhe i kanë interpretuar sipas formës së tyre e jo sipas interpretimit të GAP-it.

    “Nëpërmjet kësaj, është synuar një lloj ekzagjerimi, nëse s’e quajmë manipulim, sesa pasqyrim real i gjendjes në të cilën ka thënë Instituti GAP”

    “Atë çka kanë bërë sot kryetarët e komunave, për aq sa kam parë, pjesa më e madhe, edhe premtimet gjysmë të përmbushura e të filluara, i kanë klasifikuar si të përmbushura e që nuk është as metodologjike e as e vërtetë”, tha ai në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Salihu përmendi disa komuna, të cilat sipas tij, premtimet që janë të filluara ose gjysmë të përmbushura i kanë klasifikuar si të përmbushura.

    “Unë së paku gjatë ditës i kam të evidentuara gjashtë raste, siç ishte rasti i Mitrovicës, Podujevës, Gjilanit e në disa komuna të tjera. Premtimet që janë të filluara e gjysmë të përmbushura i kanë klasifikuar si të përmbushura. Që është jo e saktë e jo korrekte”, tha ai.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se si shkak i mungesës së disa deputetëve është pamundësuar kalimi...
    Lajme28 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht një program të ri të mësimit gjithë ditor, i cili do të implementohet në pesë shkolla...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si dhe tensionet në Lindjen e...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Filharmonia e Kosovës para 24 vitesh kishte vetëm 13 anëtarë, tani...
    Sport27 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse ndaj Rennes në ndeshjen e Javës së gjashtë të Ligue 1. Ndeshja e zhvilluar në "Parc...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot  me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin...
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq. Ai...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në emisionin “Canapé”, ish-deputeti Daut Haradinaj ndau me publikun një moment emocional, duke folur për dhimbjen që ndjen nga humbja e familjarëve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në Neë York ka thënë se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.