×
  • Opinione
  • Opinione

    Saga e mungesës së energjisë elektrike në Kosovë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2021

    Kosova ka deri 14 miliardë tonelata të rezervave me linjit (vendi i pestë në botë me rezerva të linjitit) e ne vetëkënaqemi me idenë se kemi potencial për prodhim të energjisë (aq sa nuk do të kemi mundësi që ta shtjerrim).

    Më 2006, pas një studimi të ekspertëve ndërkombëtarë për strategjinë e energjisë, Kosova hap tenderin për ndërtimin e Termocentralit “Kosova C” me kapacitet prej 2100 MWh (megavatorë) me vlerë investimi prej katër miliardë eurove. Të gjitha institucionet ndërkombëtare e përkrahën projektin, ndërsa financimi ishte i siguruar. Kompania më e madhe gjermane e prodhimit të energjisë elektrike me linjit, RWE, së bashku me disa gjigantë tjerë evropianë hynë atëherë në garë. Pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të qeverisë së re, doli “shpikja” sensacionale që projekti të mos quhet “Kosova C”, por “Kosova e re”, dhe që kapaciteti i prodhimit të zvogëlohet në 1000 MWh.

    Të nxitur nga kjo, RWE dhe disa gjigantë tjerë evropianë të industrisë së prodhimit të energjisë elektrike, u tërhoqën nga gara, gjë që e bëri projektin vështirë të realizueshëm.

    Pas zgjedhje tjera nacionale, qeveria e re doli me propozimin se projekti duhet të bie në 500 MWh, që bëri që asnjë ofertues të mos mbetet i interesuar për projektin – për shume vjet me radhë.

    Pas negociatave të rifilluara në 2015, me ofertuesin e vetëm të mbetur, CC, tri vite më vonë u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e termocentralit për 600 MWh (me vlerën e investimit prej 1.3 miliard eurove)

    Pas ndryshimit të serishëm të qeverisë, përgjegjësit e rinj politikë konsideruan se çmimi i garantuar për tetë vjet për blerje nga termocentrali i ri do të jetë tejet i lartë (rreth 80 euro për MWh), prandaj ky projekt nuk qenka i favorshëm për Kosovën sepse çmimi i importit qenka më i lirë! Çmimi i energjisë elektrike sot, në bursë, është së paku 150 euro për MWh (https://hupx.hu/en/). Këtij çmimi i shtohet i ashtuquajturi “Cross Border Capacity” (CBC)” për import (HU-SRB-RKS), që kushton pesë euro shtesë për çdo MWh. Kosova sot është e varur nga importi dhe kështu do të jetë për shumë vjet tjera.

    Më 2020, nga ShBA-ja u ofrua mundësia e financimit të ndërtimit të termocentraleve përmes gazit natyror, por për arsyet që nuk janë të qarta, ky projekt mbetet i parealizuar.

    Në dhjetor 2021 kishte prishje në Bllokun B dhe më në fund angazhohet një profesionist për ta riparuar. Sot publiku merret me lartësinë e shpërblimit të tij për punën profesionale, përderisa importojmë rrymë me çmim prej gati 400 euro për MWh.

    Jam shumë kureshtar të dëgjoj se cila është strategjia e këtij vendi për ta stabilizuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe se kur do të ndodhë kjo. Janë 22 vjet me terr e pa ide. Secila qeveri del të jetë më eksperte se tjetra, por që të gjithat mbesin në tentativën e krijimit të një ideje dhe, në mënyrë permanente, në kontestimin e asaj se sa ideja paraprake – e konkurrentit politik – ka qenë e mirë. Njëkohësisht, çështja e energjisë diskutohet publikisht në debate nga gjithologët. Publiku argëtohet nga këto diskutime “të thella” profesionale. Fatkeqësisht, argëtimi ndërpritet kur ndalet rryma, por debat të ngjashëm ka kanali tjetër që debatin e vet e jep më vonë. Politika, si zakonisht, jep prognoza të pasakta, sepse nuk konsultohet me njerëz kompetentë, por vetëm me “ekspertët” qe e përqafojnë ideologjinë dhe rrugën politike të qeverisë së caktuar.

    Sikur kotësia të ishte burim i energjisë, besoj se do ta kishim siguruar një burim të pashterueshëm të energjisë!

    Të frymëzuar nga kjo situatë, mbetet në tentativë secili investitor që ia mësynë Kosovës. Prodhuesit vendorë kanë frikë se mos ia ndërpresin rrymën gjë që shkakton vonesa në prodhim – vonesa të cilat sjellin penale ditore. Ndërsa, rryma nuk mjafton as për kryerjen e obligimeve bazike të amvisërisë.

    Rrjeti i shpërndarjes së rrymës elektrike është në atë nivel të “efikasitetit” dhe “modernizimit” saqë, për ndryshim nga vendet e tjera, na bën të frymëzohemi çdo ditë, vizualisht, me kreativitetin e lidhjeve në shtyllat elektrike, gjë që na jep “shpresë” për të ardhmen. Është me të vërtetë një pejzash “mbresëlënës” që e shpalos gjendjen e këtij rrjeti!

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela është banorja e radhës që i ka rrëfyer hutit të ArtMotion sekretin e saj. Ajo i tha hutit që puthja me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Pas rrëmujës që shkaktuan Xheneta, Lelas dhe Anisa, banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova u zgjuan në mëngjes përballë një...
    Vip25 Nëntor 2024
    Anisa i tha Sarës që banorët tentojnë të përdorin çdo situatë të mundshme. Ndaj sipas saj është më mirë që Sara të...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një 42-vjeçar shqiptar, Nikolin Nika, ka mbetur i vrarë pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë. Ai u qëllua me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Fahrije Hoti nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.