Prindon Sadriu, bashkëshort i ushtrueses së detyrës së presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, këto ditë ka zhvilluar një “betejë të ashpër virtuale” me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.
Sipas disa komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat i posedon portali Front Online, Sadriu i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se ka vërejtur që asnjëherë nuk e shpërndani punën e Presidentes dhe Kryetares së Kuvendit në çështje që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë deklarata urimi e të ngjashme.
“Kjo për shembull mund të bie ndesh me paanshmërinë tuaj politike. Por, në rastin tim konkret për çdo aktivitet të bërë nga Presidentja ose Kryetarja e Kuvendit i karakterit zyrtar mbetet në vullnetin tim nëse dua ta shpërndajë atë lajm/informatë apo postim dhe këtu nuk shoh kurrfarë arsye as të presidonit nga ana juaj e as nga MPJD”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Sadriut drejtuar ambasadorit Dedaj.
/Front Online/
Burri i Vjosa Osmanit shpik një funksion të ri zyrtar- “Zotëria i Parë në Detyrë” (Dokument)