×
  • Opinione
  • Opinione

    Sabori/Kuvendi gjithëserb si peshku Tetraodontiforme toksik

    Albert Prenkaj
    12 Qershor 2024

    Nga Albert Prenkaj:

    Peshku balon, apo peshku që fryhet, me aftësi toksike i njohur në gjuhën shkencore me emrin Tetraodontiforme apo dhe Plectognathi, është lloj peshku që në rast rreziku apo për të kërcënuar rrethin fryhet shumë herë më shumë se masa e tij origjinale.
    Kështu e shoh organizimin e “Saborit” serb në Kishën e Shën Savës bë Beograd ku janë mbledhur krerët institucional dhe politik të serbëve të rajonit: Serbi, Republika Serpska e Bosnjë Hercegovinës dhe nga vendet tjera përreth: Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Kosovë, etj.

    Shiquar historikisht, pas njohjes ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit më 1878, kurora mbretërore e Obrenoviqëve si pro evropiane, tregoj apetite për zgjerim në territoret e banuara me serb në Hercegovinë dhe në Bosnjë, duke e konsideruar si serbe jo vetëm popullatën sllave ortodokse por edhe atë muslimane.
    Vetëm me ndërhyrjen e Perandorisë me dy kurora të Austro-Hungarisë, e cila e morri në administrim Bosnjën dhe Hercegovinën (1878) të cilën e anektuan më 1908, Obrenoviqët e më vonë Karagjorgjeviqët (1903 – 1940) e orjentuan zgjerimin në emër të “çlirimit”. Karagjorgjeviqët e riorjentuan zgjerimin në viset jug-lindore dhe jug-perëndimore të pjesës së Rumelisë të Perandorisë Osmane. që në mes dy luftërave botërore morri emrin Ballkan.

    Në politikën e re të Sebisë, “Velika Srbija” u zëvendësua me termin “Srpski Svet”, një surrogat i “Ruski Mir”.

    Qëllimi i këtij “Sabor-i”/ Kuvendi gjithë-serb, ashtu siç flet fillimi i këtij teksti, ka për qëllim të jap mesazhin e një fryerje artficiale të muskujve të “Botës serbe”. Them artificiale, sepse masa trupore e saj (Serbisë) ka kapacitet afatshkurtër, të momentit, të kontraktoj muskulaturën politike, ekonomike dhe atë ushtarake.
    Me këtë demonstrim, si dhe deklaratave të përbashkëta, Serbia vazhdon të pretendoj të mbetet atraktive si faktor stabilitetk dhe destabiliteti eventual në Rajon. Shtrirja politike dhe ajo fetare serbe përmes prezencës në qeveri, institucione shtetërore dhe përmes Kishës Ortodokse Serbe si “soft power” në shtetet përreth saj, është levë e fuqishme në funksion të Serbisë.
    Sabori gjithë-serb në Kishën e Shën Savës në Beograd është një putpuri fishekzkarresh në raport me publikun dhe kancelaritë e rëndësiahme ndërkombëtare, për të dëshmuar omniprezencën politike serbe.

    Në ndërkohë kemi kundërpërgjegjen me inercion, të Kryeministrit Kurti i cili pas dështimit në zgjedhjet në Shqipëri, në koalicion me disa parti tjera në Maqedoni të Veriut (koalicioni VLEN), tash pjesë e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO DPMNE, si dhe përkrahja e proksive politik në Luginë pretendon të jetë kundërpërgjegje ndaj idesë “Srpski Svet/Bota Serbe”. Në fakt, këto dalje të apetiteve politike të Kryeministrit Kurti matan përgjegjësive shtetërore në vendet përreth na del një lloj kundërpërgjegje ndaj Saborit/Kuvendit gjithë-serb.

    Vitin e kaluar dhe këtë fillimvit prezencën e suksesshme të Relacionit me Publikun ia mundësoj Presiedentit të Serbisë dialogu me Kosovën, derisa Vuçiq ishte nën hije të ubikimit diplomatik të Tiranës zyrtare dhe Kryeministrit Rama, që nxorri Tiranën si qendër me rëndësi të diplomacisë evropiane.

    Përmasat territoriale, demografike, politike, ekonomike, të sigurisë dhe nevoja për ushtrim të sovranitetit të vendeve të vogla, tipit të Serbisë, mund të shkakton telashe kur ato ndërsyhen nga jasht. Problemi mund të shumëfushohet kur një tendenceje të tillë tentohet ti krijohet një pandan inertiv, që përputhet me agjendën e të parës.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.