Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më të mira shqiptare. Edhe pse prej disa kohësh nuk ka sjellë projekt të ri muzikor, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi një foto krahas këngëtares që e ka frymëzuar aq shumë.
Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Irma Libohova, për të cilën Jonida Maliqi shprehur një vlerësim të madh.
“Me të madhen artiste,”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e fotos.
“Joni, shpirt i bukur që kur të kam njohur. Sa shumë vite ❤️❤️”– i komentoi Irma Libohova.
Ndërsa Jonida Maliqi iu përgjigj: “Edhe unë nuk e harroj kurrë se sa shumë me ke frymëzuar❤️”
Aktualisht këngëtarja është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të romancës me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Çifti postojnë shpesh foto dhe video së bashku, ku nuk mungojnë as “ngacmimet” që i bëjnë njëri-tjetrit.
Ata duken shumë të dashuruar dhe lidhja e tyre duket se është shumë serioze, pasi Jonida Maliqi pak ditë më parë festoi ditëlindjen e aktorit së bashku me familjen e tij./panoramaplus